Presidenti i SHBA-së, Obama nis përgatitjet për mandatin e dytë

0
457

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka bërë të ditur se do të garojë për një mandat të dytë në këtë post në zgjedhjet e vitit 2012-të. Me këtë rast Obama lëshoi një video-mesazh në faqen e tij zyrtare në internet.

Presidenti i SHBA-së ka në netuorkun online me milion amerikanë, në uebin e përdorur gjatë fushatës për zgjedhjet e kaluara. Kjo mendohet se ka qenë pika kryesore e suksesit në zgjedhjet e vitit 2008-të.

Obama mori detyrën e Presidentit të SHBA-së në janar të vitit 2009 me një rezultat afër rekordit, por duket se mbështetja ndaj tij ka rënë gjatë dy viteve të para të kryerjes së kësaj detyre.

Në nëntor të 2010-s, Partia Demokratike e Obamës humbi kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe ra disa vende në Senat në zgjedhjet e pjesshme.

Pavarësisht kësaj, mbështetja ndaj Obamës është më e fortë se sa paraardhësit e tij, Bill Klinton, George Bush, të cilët u rizgjodhën presidentë për një mandat të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu