Presidentja e dal nga zarfi duhet të kthehet përsëri në zarf

0
637

Avdullah Prapashtica:

Kur fillova analizën e situatës së krijuar me rastin e emërimit të Atifete Jahjagaj për presidente, nga ana e Ambasadorit Dell, mora për bazë reagimin e par të Jakup Krasniqit i cili deklaroi se: “… vetëm në vende ku ndodhin grusht shtete, presidenti emërohet nga stafi ushtarak apo nga stafi policor…”

Pastaj, për arsye se i ter fjalimi i Visar Imerit ishte i mirë, pata shumë të vështir të veçoja një fjali nga fjala i ti të mbajtur në seancën e parlamentit të Kosovës me rastin e “zgjedhjes” formale të presidentes Hajdaragaj, ku deputetët e mjerë e servil deri në mjerim, që nuk e zbatuan kurrë vullnetin e popullit të vet, me përulje e zbatuan urdhrin i cili doli nga e zarfit i Ambasadorit Dell! Atifete Jahjagaj në atë zarf kishte hy nga ana kreut të BE në Kosovë Piter Fajit. Fejit moti kishte deklarua se ja kënda me kenë “… për presidente e Kosovës, një femër…” , e unë po e shtoj pa merita e pa emër ! Natyrisht se kjo nuk ka të bëjë fare me Atifete Jahjagën, as që kam kundër saj as gjë personalisht, por vetëm me rolin që asaj ju imponua si presidente, ku natyrisht se nuk e ka vendin. Sidomos kur është fjala për ata që kanë shërbyer e shërbejnë si përkthyes të UNMIK / KFOR / EULEX-it, të tillëve nuk duhet besuar as një funksion shtetëror, sepse shumica absolute tyre janë të rekrutuar në rrjetin e huaj agjenturor kundër vendit e popullit të vet!
Së paku sikur të bëhej fjalë për Flora Brovinën, që ka merita të caktuara pas vetes, ndoshta do të kishte baza për diskutim!
Fjalimi i Visar Imerit i kishte të gjitha ato që duhet ti ketë një fjalim deputeti me këso raste dramatike, andaj me vështirësi e ndava këto pjesë:

”… Kjo nguti është kriminale. Asnjëherë nuk iu është ngutur që ta diskutojnë çështjen e Mitrovicës së ndarë, strukturave paralele të Serbisë, kufijve që nuk mbrohen, varfërisë, papunësisë, etj. por iu ngutet për president sa që për disa orë marrin vendim për seancë. Pra, vetëm për pushtet iu ngutet, asnjëherë për qytetarët e shtetit….”! Sa mirë që e the Visar Imeri!

Mitrovica po kullon gjak qe 12 vite! Doganat u dogjën dhe kufiri u shty te Ibri dhe këta deputet e liderët e tyre fare nuk u ngutën. Në vend se të hiqen doganat fare, po duan të ndërtojnë dogana të reja me diktatin e investimet e BE, mes Shqipërisë e Kosovës. Sa çudi që BE nuk po kërkon as nuk po investon qe të ndërtohen e të mbrohen doganat e djegura mes Kosovës e Serbisë!

Ndërsa, vetëm kur e dëgjova pastaj e lexova disa herë komentin e Radios Kosova e Lirë, me rastin e emërimit të Atifete Jahjagaj për presidente e vërejta se ç’far mungonte te deklaratat e Jakup Krasniqit e Visar Imerit. Ata ty dy kishin harrua ta përmendin emrin e Mandellës të aparteidit të Evropës në Ballkan.
Por, emrin e Adem Demaçit nuk e kishte harruar Radio Kosova e Lirë, pavarësisht se aty përmenden gabimisht edhe disa emra tjerë që janë bashkëpërgjegjës për fatkeqësinë tonë kombëtare të quajtur PlanI i Ahtisarit! Edhe te komenti i RKL nuk e pata lehtë të ndaj ndonjë fjali, sepse e tërë analiza ishte e mirë. Por, megjithatë po e veçoj këtë pjesë të tekstit me të cilin përmbyllet komenti:

“…Jo rastësisht Këshilli i Evropës mirëpret zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e kryetares së Kosovës me shpresë se ajo do ta intensifikojë edhe më tej bashkëpunimin kryesisht sa i përket dialogut që ka nisur mes Prishtinës dhe Beogradit…”!

Me një Atifete Jahjaga, pa as një meritë e që nuk e njeh as lagjja e vet,  e ka më lehtë BE se me një Adem Demaç, pas të cilit qëndron i tërë populli! Sepse dihet fort mirë se BE është në anën e sllavëve e grekëve dhe kundër Shqiptarëve e SHBA! Përndryshe pse Evropa e Vjetër po e mban vetëm popullin shqiptar të ndarë në 6 shtete e në burgun e vizave!? Mos durimi i BE ndaj Shqiptarëve arsyetohet me faktin se Shqiptarët janë miqtë më të sinqertë të SHBA në Evropë. Prandaj edhe kur në SHBA Hashim Thaqin e shpallin “Xhorxh Washington”, në Evropë Hashim Thaqin e shpallin “Al Kapone”, si përgjigje ndaj SHBA-ve! Ndërsa vet Hashim Thaqi nuk është as njeri e as tjetri, por ai është origjinal ne vete!

Jakup Krasniqi me motive personale tha: “Nuk mundet të ndodhë që një marrëveshje, ligj, apo në këtë rast, dëshira e një diplomati, të jetë mbi Kushtetutën. Kryetari i Kuvendit shumë qartë ka paralajmëruar se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës nuk mund të definohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar nga liderët e tri partive, por nga Kushtetuta”, ka thënë një burim i afërt me Krasniqin për të përditshmen serbe “Pravda”!

Krasniqi do të jetë me një grup parlamentar të partisë së tij, PDK si dhe me lëvizjen Vetëvendosje për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e zj. Jahjagës për presidente të Kosovës. Mirëpo, për ta dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, nevojiten së paku 30 nënshkrime deputetësh. Normalisht PRESIDENTENE NXJERR NGA ZARFI I DELLIT, DO DUHEJ TA SHKARKON GJYKATA KUSHTETUESE dhe të kthehet në vendin e vet të punës nëse ajo atë e meriton, e jo për shkaqe gjinore! Duhet ndërpritet kjo praktik që institucionet shtetërore deformohen se u dashka të përmbushen kritere gjinore me çdo kusht. Kjo kështu si në Kosovë nuk ndodh as në SHBA dhe në as një shtet tjetër në botë. Barazia gjinore garantohet me Kushtetutë, ndërsa vendet e punës ndahen si pas profesioneve e aftësive personale pavarësisht nga gjinia! Prandaj ky gabim duhet të korrigjohet! Kjo mundet me ndodh nëse Gjykatës Kushtetuese nuk i shkon ndonjë zarf tjetër nga Ambasadori Dell!

Duhet të jetë e çart edhe për Ambasadorin Dell se Kosova nuk mundet me u vu para aktit të kryer me emërimi i zj. Atifete Jahjages si presidente të kontrabanduar, në kundërshtim me Kushtetutën edhe ashtu të mëngët! Vetëm tani e kemi të çart pse z. Dell kërkonte pranin fizike të deputetëve, sepse vetëm kështu mundeshin të falsifikoheshin numrat e deputetëve kinse kanë votua “PËR”! Pra, ajo do të emërohej presidente edhe sikur mos të ishin votat në anën e saj! Atëherë pse dhe për kenë luhet ky teatër i kukullave në parlament? Nëse kështu duket demokracia atëherë ruana Zot prej saj!

Por ne duhet ta pranojmë se jemi duke jetuar në një vend që mund të quhet “BOTA E ÇUDIRAVE” andaj këtu gjithçka është e mundur, pos sjellja normale! Megjithatë fjala e fundit do të është e popullit. E populli i ynë, nga një herë di ta befason edhe vet veten për të mirë, sikur që di shpesh ti befasoj shumë keçë edhe shtypësit e huaj dhe bastardët vendor, me kryengritjet e veta të furishme e të rrufeshme! Prandaj kemi arsye që të besojmë se shpejt zj. Atifete Jahjagaj do ta lëshon karrigen e Adem Demaçit! Po të ishte më e zgjuar edhe ajo edhe ata tre të tjerët para saj as që do të pranonin të ulen në karrigen e ti! Por, lakmia ti verbon dy sytë dhe të bën objekt për tallje, me të qesh e tërë bota, si u qeshë me 3 ish presidentët kukulla!

Populli do të vazhdoi të insistoi me këmbëngulje që Adem Demaçi të zgjidhet President i Republikës së Kosovës, pavarësisht se ambasadat e huaja dhe veglat e tyre me çdo kusht po duan ta devalvojnë rolin e presidentit në Kosovë. Kështu si e ka nëpërkëmbur Z. Dell zgjedhjen e presidentit në vendin tonë është tepër ofenduese për popullin e Kosovës. Miku në shtëpinë e mikut kurrë nuk mundet të bëhet zot shtëpie! Prandaj SHBA duhet të mendojnë për një zëvendësim dinjitoz të këtij Ambasadori aspak diplomatike cili me këto sjellje i bën dëm edhe vet SHBA! Gjykata duhet të e anulon vendimin e këtij kuvendi të devalvuar, të e shpërndaj parlamentin dhe të thirren zgjedhje të reja të rregullta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu