Presidentja e shkarkon Valdete Dakën

0
156

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot e ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Dakën.

Në vendimin e Presidencës thuhet se arsyeja e ndërprerjes së mandatit të Dakës është se KQZ-ja duhet të jetë e pavarur, raporton Zeri.

“Znj. Valdete Dakës i ndërpritet mandati si kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i verifikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, duke përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre, nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Presidencës. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu