Presidentja sot vetëm ka dëgjuar

0
828

atifetja

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për bllokadën politike, e cila po vazhdon edhe pas tentimit të dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në takimin me liderët e partive politike, Jahjaga vetëm i ka dëgjuar opsionet e partive politike.

Në këto takime, Presidentja s’ka ofruar asnjë zgjidhje.

Burime të Express brenda takimit kanë treguar se Thaçi i ka thënë Presidentes Jahjaga se të gjithë zgjidhjet e mundshme duhet të jenë në bazë të kushtetutës.

“Rrjedhimisht, Kryeministri në largim ka qenë i hapur për një zgjidhje dhe për një qeveri gjithëpërfshirëse. Në të kundërtën, ai ka thënë se s’e lëshon pozitën e Kryeparlamentarit”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, as partitë e Bllokut dhe VV nuk kanë ofruar ndonjë zgjidhje të re përpos asaj që e kanë deklaruar deri më tash se do të ofrojnë zgjidhje në bazë të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese përkatësisht nenit 127, i cili thotë se deputetët duhet të gjejnë zgjidhje në bazë të Kushtetutës.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Presidentja Jahjaga vetëm po ofron ndihmesës e saj për të tejkaluar bllokadën.

“Presidentja nuk na ka thirrur të japë përgjigje. Ajo do të ofrojë ndihmesën për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Isa Mustafa, pas takimit me Presidenten.

Edhe Hajredin Kuçi ka thënë se në takimin e parë me Presidenten se vetëm i kanë prezantuar qëndrimet, ndërsa, ka paralajmëruar se tek më vonë do të ketë ndoshta edhe kompromise.

“Kjo është faza ku secili tregon qëndrimet e veta. Do të vijë faza tjetër ku secili duhet të bëjë kompromiset e veta”, ka shtuar ai.

1

2

3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu