Priftërinjtë dhe hoxhallarët, të parët në zbulimin e sekreteve

0
388

Shkup, 19 mars – Sigurimi shtetëror bullgar dhe KGB kanë qenë detajisht të informuar për qëllimet e CIA-s për shkatërrimin e Jugosllavisë. Letra me planet amerikane, para vdekjes së Titos, SHBA me instalimet e tyre që ta shkatërrojnë Federatën Ruse dhe Jugosllavinë, deri te pushtetarët komunist i ka dërguar agjenti i njohur me dy pseudonime Hristos dhe Toris.

Opinioni në Bullgari ishte shqetësuar, kur falë hapjes së dosjeve u vërtetua se pas emrave të fshehur qëndron njëri prej personave më të dashur të Kishës, Simeon Kostadinov. Në arkivat e policisë sekrete bullgare, ky agjent kishte dorëzuar informacione të besueshme nga të cilat mund të bëhet edicion prej 27 vëllimeve.

Asgjë ndryshe nuk ka qenë edhe në Maqedoni, pohojnë ish-agjentët. Priftërinjtë dhe hoxhallarët, ose njerëzit e fesë kanë qen ëtë parët në linjën e zbulimit.

Në opinion spekulohet për një numër të madh të emrave, veçanërisht të njerëzve fetarë të cilët në periudhën e socializmit punonin jashtë shtetit. Caku i tyre ka qenë secili prej personave që do të përhapte ndonjë formë të nacionalizimit ose irredentizmit, shkruan Alfa. Gjykata Kushtetuese e ka stopuar lustrimin ku kanë qenë të përfshirë edhe priftërinjtë edhe hoxhallarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu