Princat e argjendtë të Banjës së Pejës

0
1315

Helmeta Ilire

Gypat ngjyrë portokalli sjellin ujin e nxehtë nga burimi termal për në godinën e lartë, pjesa më e madhe e së cilës është jashtë funksionit.

Në Banjën e Pejës tradicionalisht shkojnë njerëzit që, ndër të tjera, kanë bindjen se uji i nxehtë aty do t’ua heqë dhimbjet si me dorë nga frakturat e eshtrave. Por kur po ndërtohej hoteli luksoz, që quhet “Onix”, në vitin 1974, disa eshtra të moçëm dolën në sipërfaqe. Dy varreza tumulare, një e Princit dhe një e Princeshës e bënë sensacionin.

Enigmë mbetet nëse ata janë trajtuar nga uji në atë që sot vendasit e njohin si Ilixhe, pikërisht për shkak të vetive të mira shëruese të ujit burimor.

Por arkeologu Haxhi Mehmetaj ka bindjen se Princi është vendas, e Princesha ka ardhur nga Novi-Pazari i sotëm, për t’u martuar në Banjë të Pejës. Të dy i takonin fisit dardan, të kapërcimit nga shekulli VI në V, para erës sonë. Se i takojnë kësaj periudhe dhe këtij fisi, e dëshmojnë gjetjet arkeologjike që dolën nga gërmimet e ’74-s.

Si të tillë e vulos edhe mënyra luksoze e varrimit. Stolitë janë të mahnitshme, e të veçanta, e flasin për periudhën që i parapriu formimit të Mbretërisë Dardane. Artikullin e plotë, për përkrenaret ilire që dikur nuk e kishin këtë emër, e për stolitë e mahnitshme të Princeshës mund të lexoni në edicionin e kësaj jave të “E diela me Koha Ditore”. Aty flitet edhe për legjendën mbi ilirët pas vërshimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu