Prindërit e Astrit Deharit në konferencë për media

0
767

Prindërit e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq në mënyrë të dyshimtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nesër do të mbajnë një konferencë për medie.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes Dehati, Tomë Gashi, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Prindërit e Astrit Deharit në konferencë për media: Ja për çka do të flasin!

Nesër, më 25.02.17 konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Astrit Dehari.

Bashkarisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! – Astrit Dehari.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.

Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 h në zyren time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu