Në indeksin e transparencës komunale të publikuar nga OJQ “Ec më ndryshe” Prishtina ndan vendin e parë për transparencë komunale.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, morri pjesë në tryezën “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale 2015-2016” organizuar sot në Prizren nga OJQ “Ec më ndryshe”.
Ai tha se qysh nga fillimi i qeverisjes në vitin 2013, njëri nga zotimet ka qenë transparenca radikale, në mënyrë që qytetari të ketë qasje në çdo vendim të Komunës dhe ai në një mënyrë të bëhet hisedar i qeverisjes.