Pritet lobim i fuqishëm në Kuvend për Gjykatën Speciale

0
632

Gjykata Amerikane

Liderët e koalicionit qeveritar por edhe përfaqësues të shteteve Evropiane, Ambasado, pritet që gjatë javës së ardhshme të mbajnë takime kokë me kokë me deputetë të ndryshëm të Kuvendit të Kosovës për të siguruar të 81 votat që duhen për të ndryshuar Kushtetutën e vendit, në mënyrë që të mundësohet krijimi i Gjykatës Speciale.

Burime të Ripost të afërta me këtë proces bëjnë të ditur se koalicioni aktual qeverisës llogarit në 77 vota të sigurta dhe lobimi po bëhet edhe për disa sosh.

Deputetët që po hezitojnë të votojnë janë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe dyshohet në 4 Deputet që deri sot akoma sjan proncuar për Mediat nese e votoin kete Gjykate që do denoi Shqiptaret për krime Lufte.

Lista serbe nga ana tjetër ka paralajmëruar se tek të mërkurën do të vendosin nëse do të kthehen në Kuvend për të votuar pro Gjykatës.

Kuvendi i Kosovës i ka dërguar në fillim të javës që po e lëmë pas në Gjykatën Kushtetuese draft amendamentet të cilat duhet të votohen nga Kuvendi i Kosovës në mënyrë që të mundësohet krijim i Gjykatës.

Verifikimi i drafteve nga Gjykata Kushtetues pritet që të jetë gati brenda pak ditësh.

Gjykata Speciale do të jetë krejtësisht me staf ndërkombëtarë. Ajo do të funksionojë në Hagë të Holandës por do të quhet Gjykatë Speciale e Republikës së Kosovës.

Dhjete raste të ndryshme të zhdukjes së civilëve serbë gjatë dhe pas luftës në Kosovë thuhet se do të jenë aktakuzat e mundshme që do të gjykohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu