Pritje madhështore për AKR-në në Drenas, qytetarët e përkrahin Elmi Thaçin!

0
450

akr

Nën jehonën e brohorimave të simpatizantëve dhe përkrahësve të AKR-së dhe kandidatit të saj për komunën e Drenasit, Elmi Thaçi, Aleanca Kosova e Re ka bërë përmbylljen e fushatës elektorale në këtë komunë.

Kandidati i AKR-së për Drenas, duke i falënderuar qytetarët për përkrahje, ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, në mesin e të cilëve edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili kishte ardhur për ta përkrahur atë në garën për të parin e Drenasit.

Në fjalën e tij para qytetarëve Thaçi ju bëri thirrje atyre që ta përkrahin AKR-në dhe vizionin e saj për zhvillim. Ai tha se programi konkret i AKR-së për Drenasin është një shpresë e re e cila i është paraqitur qytetarëve të këtij rajoni. Thaçi ju premtoi atyre që do të jetë gjithmonë në krye të detyrës duke i zbatuar të gjitha planet dhe projektet e AKR-së për zhvillim të Drenasit.

Në përkrahje të kandidatit Thaçi para qytetarëve foli edhe Pacolli, i cili duke i falënderuar simpatizantët e AKR-së tha se Elmiu nuk do të përfitojë nga qytetari i tij dhe se ai do të jetë aty ku qytetari ka nevojë.

“AKR-ja e ka zgjedhur Elmiun dhe ai ka një përkrahje të madhe nga unë. Ka aq shumë punë për të bërë dhe ne do ta harmonizojmë këtë gjë duke i angazhuar njerëzit nëpër fabrikat që jemi duke i ndërtuar tashmë. Ju do të bindeni shumë shpejtë me synimet e AKR-së. Ne e duam punën dhe suksesin, ne kemi dëshmuar që mundemi prandaj qytetarë të dashur zgjedhja është e juaja, votoni AKR-në, votoni numrin 10” , është shprehur lideri i AKR-së.

Pacolli ju premtoi qytetarëve se do të jetë promotori kryesor i Thaçit dhe se do të jetë përkrah tij për të ndërtuar dhe zhvilluar këtë rajon të mrekullueshëm që gjendet në mes të Kosovës.

“Besoj se edhe vet ju nuk do ta lëshoni këtë shansë, me AKR-në perspektiva e Kosovës do të jetë e ndritshme. Prandaj të dielën, mos ja leni votën dikujt tjetër, mos lejoni që ajo të manipulohet shkoni dhe votoni”, ka shtuar në fund Presidenti i AKR-së, duke i dëshiruar sukses kandidatit për të parin e Drenasit, Elmi Thaçi.

akr-1

akr-2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu