Privatizimi i Albpetrol, si humbin 20 miliardë dollarë

0
761

Proçesi i privatizimit i shoqerise kombetare te nxjerrjes se naftes e gazit shqiptar Albpetrol po hyn ne fazen e konkludimit. U bene me shume se dy vjet qe kjo dosje po ster-perpunohej nga ekspertet amerikane te kabinetit te avokateve e te lobingut Patter Boggs, te njejtet qe privatizuan me « suksesin» qe dihet, ish-shoqerine kombetare shqiptare te shperndarjes se hidrokarbureve ARMO. Pse u desh me shume kohe me Albpetrolin? Do e shtrojme nje hipoteze gjate ketij artikuli. Tema qendrore e ketij shkrimi eshte megjithate : perse duhet privatizuar i vetmi biznes pa asnje risk ne shekullin e 21, shfrytezimi i arit te zi, vlera e te cilit po arrin majat ne tregjet boterore

Ne vend te hyrjes

S’mund te jesh veçse dakord me kryeministrin Berisha, i cili si i hipnotizuar  nga mentori i tij ideollogjik, Ronald Regan, ve menaxhimin privat ne themelet e suksesit te nje ekonomie dhe te nje bashkesie shoqerore. I etur per fitim, privati mund te vere ne kembe nje organizim te atille prodhimi, marketingu dhe administrimi, qe shteti s’mund t’ja arrije kurre. Marksi qe nje deshtim per njerezimin, Kina post-komuniste, dhe vete Shqiperia,  jane sot kundra shembujt me flagrante te ekonomise se planifikuar. Por a duhet privatizuar gjithshka ?

Rasti i veçante i ekonomise se Rentes

Ka dy fusha ku ekonomia kapitaliste mund te hase ne barriera te pranuara nga çdokush. Eshte evituar deri me sot privatizimi i funksioneve kyçe te shtetit qe jane ne themel te « kontrates sociale » me qytetaret : rendi, mbrojtja, drejtesia, diplomacia…Eshte po ashtu normale qe shteti te ruaje ne perimetrin e tij 100% ose te jete i pranishem ne kapital, ne ato firma qe kane model ekonomik te « rehatshem ». Ne nje sere vendesh do te gjesh keshtu Shtetin te pranishem ne kompanite e lojrave te fatit nga njera ane dhe te atyre te hidrokabureve nga ana tjeter. Llogjike, nje fitim i sigurt  nuk ka perse te derdhet (vetem) ne xhepat e privatit dhe jo te atyre te taksapaguesve po ashtu. Keto quhen ekonomi te rentes.

Veshtrim i shpejte i administrimit te hidrokarbureve ne bote

Fatkeqesisht, shumica e vendeve te pasura me hidrokarbure jane regjime jo demokratike, dhe dikush mund te thote qe eshte normale qe shteti i kontrollon ato. Nuk eshte krejt e vertete. Krahas vendeve te Golfit persik, ku shoqerite e nxjerrjes se naftes e gazit, jane te tera kombetare , gjen dhe vende te botes « demokratike», ku shteti nuk e leshon kete pasuri t’i shpetoje nga duart si Meksika, Brazili, Norvegjia, pa folur per Rusine qe qendron midis perendimit dhe Lindjes se mesme. Debati ne parlamentin norvegjian kur ky vend zbuloi hidrokarbure ne vitet 70’ ka hyre ne histori per nga polemikat e ashpra per ruajtjen e interesave kombtare ne fushen e hidrokarbureve. Meksika ka hyre nga ana e saj ne histori si vendi i pare ne bote qe guxoi t’ja shkule nga duart firmave te huaja kontrollin e arit te zi qe me 1935. Bota arabe po ashtu e kuptoi se perendimoret e linin me gisht ne goje, dhe nuk hezitoi te rimarre « gjene » e saj duke i shpronesuar firmat e huaja «Majore». Nje fushate shtetezimesh qe e çoi boten perendimore ne krizen ekonomike qe njohim sot : i famshmi « shok-u i pare naftes » i vitit 1973. Pas sulmit te Izraelit kundra Egjiptit, arabet perfituan nga ky pretekst per t’i dhene fund kontrollit te firmave te huaja private mbi naften e tyre dhe per te vendosur çmimet e tyre. Mos u doli gje me keq? Tashme me vone,Boliviae Evo Moralesit te njejten gje beri me 2006. Me 2003, Bolivianet debuan me nje mini – revolucion presidentin de Lozada qe ia kishte lene te gjithe gazinvendaste huajve. Nje vit me vone,Boliviaorganizoi nje referendum ku gati 90% e popullates votoi pro rishtetezimit te industrise se hidrokarbureve qe ishte privatizuar pak vjet me pare. Te huajt e kishin egzagjeruar : 1 dollar investim ne gazin bolivian u sillte 10 dollare fitim, kur norma e pranueshme eshte 1 me 3. Ke moren Bolivianet si keshilltare per te ri-shtetezuar pjeserisht pasurine e tyre kombetare ? Norvegjezet, te cilet u mesuan sesi te marrin nje rente prej me shume se 80% dhe t’u lene ç’te mbetet shoqerive te huaja qe duan te shpojne se prape me fitim dalin.

Pse Shqiperia rrezikon te humbase te pakten 20 miliard dollare

Nga sa u parashtrua me siper, Shqiperia eshte pa dyshim ne kah radikalisht te kundert me pervojen boterore ne fushe n specifike te hidrokarbureve, pavaresisht se ideja e privatizimit eshte perparimtare. « S’kemi mjete per te investuar », pretendon kyreministri, me idene qe me mire se sa te « rrije » kot nentoke, te pakten dikush tjeter te nxjerre naften dhe te na lere neve ndonje therrime. S’eshte e vertete qe s’kishim mundesi investimi. A ka bere ndonje studim kjo qeveri, apo a e pyeti popullin me refendum, se me mire te hidheshin nje miliard euro ne autostraden Kukes-Durres apo ne nxjerrjen e naftes dhe gazit shqiptar ? Autostrada, per momentin, nuk po na sjell asnje perfitim ekonomik te matshem. Ndersa hidrokarburet tona, duke u bazuar ne nje ekuacion sipas elementeve qe deklaron vete qeveria, kapin sot vleren minimale te 22 miliard dollareve te matshem. Ne tribunen e parlamentit, ministri i Ekonomise z. Naco deklaron me 21 mars 2012 se « rezervat e nxjerrshme tё naftes dhe gazit,  sot llogariten rreth 30 milionё ton. …Rezervat gjeologjike, sot llogariten rreth 450 milionё ton ». Te qendrojme tek 30 milion tonet e pare, rezerva te garantuara, qe Shteti shqiptar do t’ja lere ne dore tani ne jete te jeteve  kompanive private. nxjerrje qe ka filluar ne fakt qe me 2004). Duke ditur qe nje ton nafte eshte baraz minimumi me 7,6 fuçi nafte dhe qe nje fuçi nafte vlen sot 100 dollare, kemi : 30 million x 7,6 x 100 = 22,8 miliard dollare te nxjerrshem pa asnje dyshim nga nentoka shqiptare. Nese duke ndjekur arsyetimin e ministrit te ekonomise, llogarisim dhe rezervat gjeologjike (qe e dime qe ndodhen por qe nxjerra me koston dhe teknollogjine e sotme krijon problem), arrijme ne shifren astonomike per ekonomine e nje vendi te vogel si i yni : 450 milione x 7,6 x 100 = 342 miliard dollare. Keto simulacione financiare duhen dyfishuar nese çmimi i fuçise se naftes arrin ne 200 dollare siç e pranojne nje numer ekspertesh. Nje gje eshte e sigurt, kompania qe do te fitoje tenderin per blerjen e Albpetrol do te realizoje ate qe ne gjuhen e kazinos quhet : Jackpot

Si dhe me ke po negocjon Shqiperia

Qeveria nuk mund t’i kundershtoje keto shifra pasi jane burime te saj. Perkundrazi ajo nuk e fsheh krenarine se po vepron ne interesin ekonomik maksimal te shqiptareve. Te na lejohet te dyshojme, pasi kur behet fjala per pasuri kombtare gjithmone duhet dyshuar. Sidomos kur shifra te tjera vijne dobesojne argumentet e qeverise. Kjo e fundit mburret ne rradhe te pare se ka arritur t’i vere nje « çmim » te mire shitjeje Albpetrolit. 320 milione euro afersisht. A eshte cmim i mire ky me potencialin qe pame me siper ? 320 milione euro jane shuma qe shqiptaret paguajne borxhe e interesa sa per nje vit.  Shitja e Albpetrolit do t’i lejoje qeverise qe thjesht mos te thelloje borxhin per nje vit.Pome pas?  320 milione euro vlere per Albpetrol s’jane asgje. Aktualisht, nga pese kompani qe shpojne per nafte e gaz ne Shqiperi (kater private plus Albpetrol), vetem njera syresh (do ta emerojme me poshte), ajo qe vepron ne zonen me te “majme” Patoz Marinzës nxjerr sot 15 mije fuci nafte ne dite me objektiv afatshkurter shtimi 30%. Qe do te thote 18 mije fuci ne dite. Po te bejme llogarine do te na dale se vetem zona Patoz Marinzës shet nafte vetem per nje vit aq sa Shteti shqiptar e shet njehere e pergjithmone te gjithe Albpetrol-in. Pra me 2012 firma amerikane e vendosur ne Kanada, Banking Petrolum, vetem ne Patoz Marinzës arketon nga shiija e naftes shqiptare : 18 mije x 73 dollare per fuci (çmim minimal) x 330 dite = 415 milione dollare arketim te pritshem vetem brenda nje viti , me 2012!  Not bad! Siç  mund te thone amerikanet, kur kjo firme, krijese e mesit te viteve 2000,  thuajse e panjohur tek “medhenjte “ e zanatit, dhe qe ka si aktivitet te vetem Shqiperine (!!) eshte ne gjendje sot ta gllaberoje Albpetrolin, pasi i ka forcuar fondet e veta pikerisht me biznesin e vetem me Shqiperine. Ne kete rast Jackpot-i i Bankers Petroleum do te jete dhe per aksioneret e saj, nder te cilet gjenerali Wesley Clark, drejtor bordi i kesaj firme! Nga lufta ne Kosove tek nafta e Shqiperise, karriera e ketij ish-ushtaraku te larte mund te mos duket shume llogjike, por ajo eshte fitimprurese. Nje ideologji e mireffillte amerikane, por me pak e kuptueshme neEurope(rasti I Shroderit qe nga kancelar u hodh ne krahet e Gazprom-it). Wesley Klark nuk ka vetem Shqiperine per t’u ushqyer, pasi eshte i pranishem dhe ne nje numer shoqerish te tjera, nder te cilat Global Options. Nje shoqeri amerikane keshillimesh ne fusha te ndryshme ku ai eshte koleg me Rodney Slater, ish-ministri i transporteve te administrates Klinton. Asgje te habitshme, por bota eshte vertete e vogel. Rodney Slatter ka qene partner avokat ne kabinetin Patton Boggs, ky kabinet i cili po pergatit sot ne Shqiperi te gjithe dokumentacionin e privatizimit te Albpetrol per vetem 320 milione euro. Nje shume qe Bankers Petroleum nuk e kishte me pare, por qe fale fitimeve ne Shqiperi e ka sot. Mos ndoshta duhet kerkuar aty dhe vonesa e privatizimit te Albpetrol? Asgje nuk duhet paragjykuar, por nese nje dite Albpetroli blihet nga Bankers Petroleum, rastesia s’do te na duket me rastesi. Por ky eshte biznesi. Nese shqiptaret nuk jane te afte ta bejne vete biznesin me naften e tyre, te huajt nuk presin t’i lusin. Nuk eshte e thene te jesh i pasur per te bere biznes, por te kesh ide e axhende te mire me adresa. Bankers Petroleum eshte shembulli me i mire, pasi aksioneret e saj qe e kane futur ne burse te Torontos duke u mburrur me naften shqiptare (kodi bursor:BNK.To) nuk kane hezituar t’i marrin me shume rreth 100 milione dollare kredi te bute Berzh-it, bankes europiane per zhvillim e rindertim. Cinizmi I ketyre bankave per “zhvillim” s’ka te sosur, kur pas privatizimit te Albpetrolit, 3 mije punetore do te “falenderohen”.  Pse ky shtet nuk e morri vete kete kredi kaq te bute? Me nje fjale, Albpetroli do te shitet per nje cope buke, dhe rrezikon te blihet nga ata qe e filluan me nje « cope buke”. E djathta mos te ndihet e treguar me gisht, pasi konçesionet me naften dhe Bankers Petrleum, i filloi e majta qe me 2004.

Renta jone nga nafta dhe gazi

Per te qene te plote ne dosjen e privatizimit te Albpetrolit, duhet folur dhe per renten, nje tjeter objekt krenarie per qeverine shqiptare aktuale , pasi ajo e socialisteve para 2005 as qe nuk e kishte parashikuar. Por kjo nuk eshte arsye qe renta te negocjohej keq nga e djathta dhe aq me pak qe ajo te fshihet fare pas 25 vjetesh. Le te shpjegohemi:

a) renta egzistuese

Me rente nenkuptojmeshumenqe merr ne emer te kombit Shteti per shfrytezim nga privatet te pasurive natyrore (hidrokarbure, minerale, lumenj) apo te investimeve publike (autostrada, porte, hidroçentrale et). Aktualisht, ne vitin 2012, pak para privatizimit, tek fusha naftembjatese me e majme ajo e Patos-Marinzes me konçesion te Bankers Petroleum, Albpetrol merr vetem 11% rente. Krahasimi mund te behet me 90% rente qe merr nje komb aspak i lajthitur si ai norvegjez.Pote shohim strukturen e shitjes se nje fuçie nafte shqiptare nga Bankers Petroleum (parashikim minimal i vitit 2012), nga 70 dollare fuçia, Shqiperia merr 7.7 dollare dhe Bankers 62.3 dollare! Kjo e fundit harxhon 20 dollare, dhe mbi 40 dollare i ka fitim! Do te ishte me e udhes qe parlamenti yne te ngreje nje komision studimi pozite/opozite per te bere nje benchmarking (krahasim) me praktikat nderkombetare. Do te kete surpriza…

b) renta e ardhshme

Ketu e kemi te veshitre ta kuptojme legjislatorin.Pote analizohet fjalimi i ministrit te ekonomise, rezulton se kjo rente do te funskionoje vetem per kohen e mbetur ne kontraten konçesionare te nenshkruar me 2004, pra deri me 2031. Kur t’i vije fundi i kontrates, Albpetrol nuk eshte me prone e shtetit, pra s’do te kete asnje detyrim per pronarin e ardhshem t’i jape diçka femijve tane! Ky quhet spolacion i dyfishte i brezave te ardhshem: jo vetem qe do tua shfrytezojme nentoken e perbashket me ritme te shfrenuara “fale” privatizimit dhe do tua pakesojme keshtu rezervat, por do t’i pengojme femijet tane me ligjin aktual te privatizimit qe t’u kerkojne dhe ata nje rente atyre qe do te pasurohen me naften tone. Nuk duket e llogjikshme. Ose ka nje aspekt qe ministri Naço e ka anashkaluar pa dashje ne fjalimin e tij për ndryshimet në ligjin për hidrokarburet.Poashtu harrohet ne kete fjalim dhe fenomeni spekullativ. Cfare parashikohet nese bleresi i Albpetrolit, kryen thjesht nje operacion financiar dhe jo industrial. Domthene e blen « lire », per ta rishitur me shtrenjte. A do te kete nje klauzole, qe perparsine per riblerje ta kete Shqiperia ?

Konkluzion

Opinioni publik nuk duhet ta neglizhoje operacionin e privatizimit te Albpetrolit ku shqiptaret humbasin me shume se ç’mund te fitojne nga çmimi i ulet i shitjes dhe nga renta simbolike e efemere. Te pakten opinioni publik  te ushtroje presion me perfaqesuesit e tij, qe shteti shqiptar te qendroje i pranishem ne kapitalin e Alpbetrolit qofte dhe me nje minoritet aksionesh. Ketu nuk ka asgje skandaloze, as ne ideollogjine berishiane per privatizim te gjithshkaje, sepse dhe me Shtetin ne kapital serish privatizim do te quhet, dhe as ne prakikat boterore. Shteti perendimor eshte pothuajse i pranishem ne kapitalin e ndermarrjeve te medha strategjike, jo vetem ne hidrokarbure, por dhe ne industrite automobile, aero-nautike e deri tek bankat siç u pa pas krizes se fundit financiare. Prania e shtetit shqiptar ne kapitalin e Alpbetrolit na duket vitale, te pakten sa per te qene i pranishem ne mbledhjet e bordit drejtues te kompnise se ardhshme, ne menyre qe te jete vazhdimisht ne dijeni « nga brenda » se çfare « i punohet » nentokes shqiptare, naftetareve shqiptare, ekologjise shqiptare. Nese shteti shqipatar nuk e ka kete merak, atehere t’u lere te pakten nje grusht te vogel aksionesh atyre naftetatareve me te vjeter, karriera e te cileve eshte mpleksur perjetesiht me naften dhe bitumin e zi. Ata meritojne me shume se sa nje vit rroge e me pas te hidhen ne rruge. Albpetroli u takon atyre me shume se kujtdo shqiptari tjeter, t’u lihen nje minimum kapitali. Privatizimi 100% i naftes dhe gazit shqiptar eshte nje çmenduri kombetare, per te mos thene nje fjale tjeter. Nje pyetje, perse quhet nafte shqiptare, kur vete shqiptaret e blejne naften  me shtrenjte se amerikanet? Ka ardhur momenti qe pasuria kombetare virtuale te zevendesohet nga ajo reale.Ponuk e beri shteti, kush do ta besoje se do ta beje privati? Kapitalizmi nuk eshte detyrimisht mazokisht nese ata qe na udheheqin do tabeninsi per femijet e tyre.

 

Nga, Genc Burimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu