Privatizimi la në rrugë mijëra punëtorë

0
726

Luta

Mijëra punëtorë që dikur punonin në ndërmarrjet shoqërore tash bredhin rrugëve. Gjilani, që dikur ishte një qendër e njohur industriale, tashti është shndërruar në një qytet me qendra të mëdha tregtare. Kombinati i Tekstilit “Integj”, Fabrika e Baterive “IBGJ”, Kombinati i Duhanit “IDGJ”, Kombinati Bujqësor “Anamorava”, “Çeliku” e ndërmarrje të tjera të njohura dikur punësonin mijëra punëtorë, por që tashti, shumica e këtyre objekteve kanë ndërruar destinacionin dhe kryesisht merren me veprimtari tregtare.

Llogaritet se vetëm 10-15 për qind e numrit të përgjithshëm prej 18 mijë punëtorëve, sa kishin dikur këto ndërmarrje, kanë arritur të gjejnë ndonjë punë tjetër. Shumë prej tyre kanë vdekur pa e marrë 20-përqindëshin nga privatizimi i ndërmarrjeve ku punonin dikur e ka edhe të atillë që nuk e gëzuan pensionin fare. Të shtyrë në moshë, tregu privat nuk pati punë për ta.

Kombinati i Tekstilit që dikur punësonte mbi 3 mijë punëtorë edhe tashti vazhdon veprimtarinë, por me kapacitete dukshëm më të vogla e dikur ishte një gjigant i ekonomisë së këtij rajoni.

Gati se asnjëra nga ndërmarrjet e reja, që u krijuan nga privatizimi, nuk ka arritur të rikthehen në prodhim. Ekspertët e ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë të dështuar privatizimin, i cili ka krijuar emra ndërmarrjesh të reja, por jo edhe kompani të suksesshme që operojnë dhe ofrojnë vende pune dhe e gjitha nga ky deshtim i privatizimit, lidhet me Klasen Politike që esht aq e pa vizion për Shtetin e Kosovës, aq esht dhe e pa pergjegjshme për situaten që gjindet Kosova pas Luftes 1998 – 1999, per momentin Historik të Kosovës së pas Luftes dhe pas shpalljes së Pavarsise së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu