Prof. Xhemajli Berisha

0
1132

Fjalim i mbajtur në 23 vjetorin e mbytjës në torture të Herorit të Kombit Prof. XHEMAJLI BERISHA në shtëpinë e cultures në Prizeren

ISH-SHKOLLA “DIMITRIJE TUCOVIQ” NË PRIZEREN, KU KA MËSUAR DHE DHËNË MËSIM HEROI I KOMBIT Prof.XHEMAJLI BERISHA,TI VËHET EMRI I TIJ

Të nderuara motra e vëllezër dhe pjestarë të tjerë të familjes së Heroit të Kombit Prof. Xhemajli Berisha!
Të nderuara familje të Heronjëve dhe Dëshmorëve të kombit!
Të nderuar invalid,veteranë të ushtrive çlirimtare e lëvizjeve atdhetare të Kosovës e Viseve të saj!
I nderuar Kryetar i Komunës së Prizerenit Prof. Dr. Ramadan Muja!
Të nderuar vëllezër nga Shqipëria!
Të nderuar të pranishëm!

Sot më 6 prill po bëhen 23 vite qysh kur pushoi së rrahuri zemra e shqiptarit të madh e të lavdishëm nga fshati Brestovc i Rahovecit, atdhetarit emblematik, veprimtarit të devotshëm të LPRK-së, ilegalit sypatrembur e të përpiktë të luftës politike ilegale për Kosovën Republikë, të Prof. të dalluar, Heroit të Kombit Xhemajli Berisha!
Në Kosovë në vitet e largëta para vitit kobëzi 1989, viti që shënon ndarjen fizike nga jeta, të patriotit kombëtar prof.Xhemajli Berisha, ishin vitet kur ishte përgaditur e ishte kalitur për beteja të mëdha e fitimtare në shërbim të kombit, Ky atdhetar legjendarë, i cili bëri epokë me emrin e Tij jo vetëm në Prizerenin e Lidhjeve e Kuvendeve gjithshqiptare, por bëri emër të madh e të dëgjuar në tërë hapsirat e gjeografisë së Shqipërisë natyrale!
Provimin e parë, atë të rrugës së gjatë e të mundimshme në shërbim të luftës për Republikën e Kosovës e për Pavarësinë e saj nga Serbia, Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha e dha më 11 dhe 26 Mars 1981, në demonstratat gjithpopullore në Prishtinë!
Pra në moshën 23 vjeqare ishte demonstrues aktiv i ngjarjeve të lavdishme të pranveres së luleve të kuqe të vitit 1981.
Kurse me 1 Prill 1981 për herë të parë në jetën e Tij, provoi t‘i viheshin prangat nga policët e ish-Jugosllavisë titiste në Prishtinë.
Vitet po kalojnë dhe përvjetorët në nderim të kësaj figure të madhe kombëtare,po shënohen në vazhdimësi e do të shënohen përgjithmonë, sepse Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha, ishte njëri nga ata bijë të devotshëm të Atdheut, i cili bëri gjithëçka që ishte e mundur për kohën dhe hapsirën kur jetoi, veproi e ligjeroi, për të quar përpara zgjidhjen e çështjes kombëtare, për të çliruar njëherë e përgjithmonë popullin shqiptar nga Serbia pushtuese,ëndërr kjo e shumë brezave të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja.
Prandaj populli dhe Atdheu do të përkulet me rrespekt përgjithmonë përpara veprës së Tij të ndritur, të këtij biri të madh,i cili u bë shqiptari i parë liridashës e i organizuar politikisht, që i parapriu ujitjes me gjakun e Tij të Prizerenit të Avdyl Frashërit e të Ymer Prizerenit,të Haxhi Zekës e të Sylejman Vokshit, të Mic Sokolit e të Ramadan Zaskokut,të Tribunit të Kombit,të madhit dhe të pavdekshmit Ramiz Cernica, por edhe të pasardhësve të Tij, Komandantëve të lavdishëm të UÇK-së, Heronjëve të Kombit Remzi Ademaj e Xhevat Berisha, por edhe qindra të rënëve në luftën për çlirim në tërë Kosovën!
Të nderuar të pranishëm!
Ishte kohë e vështirë atëherë, kur jetoi e veproi Prof. Xhemajli Berisha!
Kosova dhe viset e saja ishin të okupuara gjithanshëm nga pushtuesit serbo-maqedono-malazez!
Shqipëria e viteve 1989 ishte e izoluar nga bllokada e madhe ndërkombëtare që i bëhej nga aleatët ruso-jugosllav, e cila ndonëse ishte e lodhur dhe e cfilitur, ajo ishte e vetmja mbështëse e madhe dhe e padiskutueshme e rrugës për liri e çlirim që e udhëheqnin Prof. Xhemajli Berisha me shokë!
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës ishte e vetmja force politike në Kosovë e Vise, që ishte shpresë e madhe dhe e zonja për ta drejtuar Kosovën drejt shtigjeve të duhura për çlirim definitiv!
Veprimtarët e palodhur, të mëdhenjt e të devotshëmt, ishin vënë në shënjestër nga armiqt pushtues dhe bashkpunëtorët e tyre. Ndiqeshin kudo!
Të papërkulurit, të pandalshmit, tentonin t’i thyenin dhe t’i gjunjëzonin,diçka të tillë të ngjashme tentuan ta arrinin edhe te Prof. Xhemajliu, por nuk ia arritën do t’u hasi sharra në gozhdë.
Duhet ta themi e ta përsërisim se tradhëtarët dhe armiqt e Kosovës e kishin vërejtur me kohë këtë përcaktim të Prof. Xhemajli Berishës. Nuk kishin pasur rrugë tjetër për ta thyer e gjunjëzuar,pos ta burgosnin e ta torturonin pamëshirshëm e për vdekje në qelitë famëkqija të burgut të Prizerenit!

Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha,kishte shembuj se si duhej qëndruar i papërkulur në kasaphanet e UDB-së. Udhërrëfyes kishte simbolin e qendresës së pamposhtur, çelikun e burgjeve të ish – Jugosllavisë, të pathyeshmin Heroin e Kombit, të papërsëritshmin Rexhep Malaj.
Prof. Xhemajli Berishën,anëtarin besnik të OMLK-së dhe njërin prej drejtuesve të lartë të LPRK-së, e torturuan dhe e hodhën nga dritarja duke e përplasur për tokë, ia qanë zemrën dhe ia qanë kokën, ia hodhën trutë në kalldërm, ia thyen këmbë e duar, vepruan kështu kriminelët e xhelatët shqiptarë e serb, sepse nuk arritën ta lignin, nuk arritën ta thyen e ta gjunjëzonin profesorin e hekurt, pra e mbytën barbarisht!
Prof. Xhemajli Berisha ishte mal i madh dhe i plëkundshëm! Vigan e çelik, gjithmonë populli e Atdheu do ta kujtojë e do ta dojë!
Në atë kohë në sekretariatin e udhëheqjes së LPRK-së ishin të mëdhenjtë e të mëdhenjëve, Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe Fadil Vata!
Informacionet flasin se udhëheqësit e LPRK-së e kishin përjetuar rëndë mbytjen në torturë të bashkveprimtarit të tyre, Prof. Xhemajli Berisha, kurse mungesa e Prof. Xhemajliut në radhët e LPRK-së kishte shkaktuar humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme!
Motra dhe vëllezër!
Tanimë të gjithë e dime se LPK-ja është themeluesja e UÇK-së,dhe Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha ishte jo vetëm nga drejtuesit e lartë të LPRK-së por edhe njëri prej themeluesve të UÇK-së. Themel I ushtrisë së ardhshme çlirimtare të Kosovës, u bë me trupin dhe gjakun e Tij,që ua la peng kriminelëve në burgun e qytetit këtu në Prizeren!
Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha, është figure e madhe e kombit, ndaj të cilës nuk e kemi dëshmuar tërë mundësinë e nderimit publik, qytetar e kombëtar!
23 vite nga mbytja në torturë e Heroit të Kombit Prof. Xhemajli Berisha, në burgun e Prizerenit, as brenda e as jashtë objektit, nuk ka asnjë shenjë që e nderon kujtimin për këtë burrë të madh të Kosovës!
23 vite mbushen sot, dhe Prof Xhemajli Berisha nuk është edhe de jure Hero i Kosovës!
Më 17 Prill 2009 këtu në këtë sallë propozuam që shkolla ku kishte dhënë mësim Simboli i Qëndresës së Prizerenit dhe tërë Kosovës Prof. Xhemajli Berisha, të emërohej me emrin e Tij, Prof. Xhemajli Berisha. Gjithashtu propozuam që të nderohej doktori patriot Halil Berisha, që kishte dëshmuar shumë dashuri kombëtare, njërëzore e profesionale, kur kishte refuzuar të nënshkruante se Prof. Xhemajli Berisha kishte vrarë veten, dhe pas tre muajve Doktor Halil Berisha helmohet dhe vdes!

I nderuar Kryetar i Prizerenit, Prof. Dr. Ramadan Muja, edhe kësaj radhe të propozoj që të nderoni Heroin e Kombit Prof. Xhemajli Berishën dhe doctorin patriot Halil Berishën, duke i bërë realitet emrimet e propozuara!
Ta vendosim jo një pllakë të thjeshtë e të rëndomtë, por një monument para ndërtesës së burgut ku ka përfunduar i përplasur për kalldrëmi i pathyeshmi, Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha!
Dhe krejt në fund i propozojmë Presidentës së Kosovës Zonjës Atifete Jahjaga, që Prof. Xhemajli Berishën ta shpallë Hero të Kombit!
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Prof. Xhemajli Berisha!
Lavdi Heronjëve e dëshmorëve të Kombit!

Ismet Sylejmani

06. 04. 2012 Prishtinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu