Në kuadër të programit prestigjioz akademik Fullbright, në bashkëpunim me ambasadën SHBA-së , Universiteti i Tetovës do të organizojë ligjeratë me temën : Intercultural Communications and Business. The growing importance of working with people from differente cultural backgrounds”, me ligjërues profesorin amerikan Dan Fellner.
Ky event mbahet të martën më datë 28.05.2019 në ora 11:00, salla nr, 445.
Prof. Dr. Lulzim Murtezani, shef i Katedrës së Psikologjisë në UT, ka thënë se Universiteti Tetovës vazhdon të tërheq folës të shquar nga
vise të ndryshme, ndërkaq ka vlerësuar se ky event është i rëndësishëm për shumë
arsye.
“Prof. Dr. Dan Fellner, është një personalitet me ekspriencë të bujshme profesionale, akademike dhe ndërkombëtare. Tema që do të shtjellohet ndërlidhet më kurrikulën e psikologjisë dhe shkencave tjera, ligjërata thekson rëndësinë e komunikimit ndërkulturor në fushën e biznesit, përndyshe Universiteti ku ai ushtron veprimtarinë akademike është ndër më të rrallat, ku ligjërohet gjuha shqipe për studentët amerikan”, ka theksuar profesor Murtezani, duke treguar se kjo ligjeratë do të mbahet falë bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadën e SHBA-së.