Profesori amerikan thotë se Lëvizja BESA nuk është parti shqiptare

0
519

Profesori amerikan thotë se Lëvizja BESA nuk është parti shqiptare

Gjatë një konference të mbajtur sot rreth ekstremizmit dhe pasojat e tij, i ftuar special ishte profesori nga Universiteti i Kolumbisë në SHBA, Dejvid Filips, i cili njihet edhe si ekspert i kësaj fushe.

Filips gjatë ligjërimit të tij përmendi fakte dhe shifra zyrtare nga institucione me renome botërore rreth numrit të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia që kanë shkuar në vatrat e luftës në Irak dhe Siri.

“Sipas Institutit amerikan për Paqe, 314 kosovarë kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak që nga viti 2012, dhe sipas institucioneve maqedonase, rreth 300 deri 400 persona nga Maqedonia për të njëjtën periudhë kanë shkuar të luftojnë atje. Sipas numrit të popullatës, Kosova dhe Maqedonia janë shtetet më të rrezikuara në Evropë nga radikalizmi. Shkupi është në vendin e pestë në botë sipas numrit të popullsisë që shkojnë të luftojnë në shtetet islamike “– deklaroi profesori Universitar, Dejvid Filips.

Me këtë rast, ai u ndal edhe te Lëvizja Besa për të cilën tha se nuk është parti transparente për mënyrën e financimit dhe sipas tij kjo nuk është parti shqiptare.

Mirëpo, këto pretendime të profesorit amerikan, Lëvizja Besa i i ka quajtur shpifje të shpikura nga kundërshtarët e saj politikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu