Profesori i të Drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu tregon opsionet se si mund të zgjidhet çështja e mandatarit!

0
122
Profesori i të Drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu tregon opsionet se si mund të zgjidhet çështja e mandatarit!

Profesori i të Drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu në një prononcim për Gazeta Blic ka shpjeguar procedurën se si duhet të veprojë Presidneti në lidhje me emrin e mandatarit.

Baraliu thotë se nëse Presidenti nuk dëshiron ta shkelë Kushtetutën duhet ta presë edhe pak kohë partinë fituese pra LVV-në për emrin e mandatarit dhe pastaj çështjen ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse Presidenti nuk don të shkelë Kushtetutën duhet të presë edhe pak kohë partinë fituese të zgjedhjeve pra LVV-në për dërgimin e emrit të mandatarit pasi është koha e Koronavirusit dhe nuk jemi në situatë normale ose pastaj ta dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Të gjithë e dimë se gjendja nuk është normale dhe nuk mund të trajtohet si normale, nuk është asgjë për ngutë siç po nxitohet të bëhet një qeverisje e arnuar një solucion që është thjesht improvizues edhe pa mandat të mirfilltë, legjitimetet pra në kuptimin e votës së sovranit. Pra do të duhej të priste ende për një përgjigje nga VV-ja ose pastaj ta dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe jo t’ja ofronte mandatin LDK-së apo kujdo tjetër siç është anonçuar se do të bëhet diçka e tillë nga ana e Presidentit” tha Baraliu për Gazeta Blic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu