Profesori tregon detaje se kush është Naim Muja që bëri skandalin në Bruksel, vjen me një kërkesë për Veliun

0
283
Profesori tregon detaje se kush është Naim Muja që bëri skandalin në Bruksel, vjen me një kërkesë për Veliun

Ditë më parë në një konferencë të mbajtur në Bruskel për projektin e BE-së të quajtur “Role of Law”në kuadër te EMCDDA, ka lëshuar sallën Naim Muja, sekretar për strategji në Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Reagime për këtë lëshim të sallës pa paralajmërim patë nga zyret e BE-së, transmeton “Bota sot”.

Profesori Binak Maxharraj në lidhje me këtë temë ka bërë një reagim në rrjetin social të tij facebok, duke treguar se kush është Naim Muja.

Maxharraj shkruan duke iu drejtuar Veliut dhe treguar se çfarë Muja ka bërë në konferencën e mbajtur në Bruksel. Iku sikur ai studenti i keq në kohën e provimeve kur nuk del në provim por e lëshon sallën anipse profesori e therrët disa here, shkruan më tej profesori.

Në fund profesori ka një kërkesë për Veliun, kërkon që Muja të suspendohen nga vendi i punës pasiqë ky veprim i tij do të sjellë dëm Kosovës.

Postimi i plotë

O AGIM VELIU,A PO E NJEFË QETËFARE NAIM MUJËN?!

Po thonës se është njeri nga ata qe u punësuan pa meritë ne Ministrin qe ti e drejton,nuk e di a e njefë se jeni kallabllak aty.Ky fare Naim Muja ndoshta është njeri i menqur,forte i dijshëm.Nese nuk te ka ra rasti med e njoftë anipse punon ne Minstrin ku je edhe ti,pot e tregoi se kush është.

Naim Muja punon si sekretar për strategji dhe drogave ne Ministrin e punëve te mbrendshme.Po mbahej konferenca ne prfojektin e BE te quajtur “Role of Laë”në kuadrër te EMCDDA.

Me siguri se ai ne këtë conference nuk ka shkuar ne krye n’vedi,por me gjas e ka derguar Ministria si ekspert për strategjin e drogave ku përfaqesohej edhe Kosova si shtet.
Të gjithë pjesemarrësit nga shtetet tjera të BE ishin pjesëmarrës me përfaqesuesit e tyre për te dhënë kontributin secili për këtë çështje te rëndësishme shoqerore.

Por ndodhi befasia,kryesusi i Konferences i thrretë me emer e më mbiemr Naim Mujën për te marrë fjalën.E therret disa here me radhë duke menduar se nuk ka ndegjuar.

Por.Naim Muja nuk është askund,ka ikë, ka lëshuar konferencën pa paralajmërim.

Nuk e di se a mos ka qenë i droguar pasi qe qenka sekretar për strategji te dogave,apo ka ikur sepse nuk ka qenë në gjerndje ti bëjë bashkë lidhur me këtë problematikë.

Të gjithë në conference mbetën pa gojë duke menduar se a mos I ka ndodhë ndonjë e keqe.

Por,jo ai iku qellimshëm sepse ishte i pa aftë ti thurte dy fjalë në ate tubim më karakter Evropian.

Bash iku sikur ai studenti i keq në kohën e provimeve kur nuk delë në provim por e leshon sallën anipse profesori e therrët disa here.

Befasia ishte e madhe të të pranishmit ne conference.Naim Muja ia mori fytyrën Kosovës,i la imazhë shumë te keq Kosovës.I tregoi Evropës se si Kosova nuk ka kuadro te aftë te ballafaqohën më problemet,sepse ne KOsovës punësohen militantet e partive, te paaftit,pakurrfarë kriteresh,me nepotizëm,kurse at ate aftitë detyrohën ta lëshojnë Kosovën se nuk mund te punësohën.

Nuk e di se ministri i mbrendshëm z.Agim Veliu,a do ta shpërblenë me këtë gjest Naim Mujën qe ia mori fytyrën Kosovës apo jo.

Por, kjo çështje I takon vetë ministrit Veliu se si do te vepron,a ja ka nxanë dikun bishtin,por realisht ky skandal shteteror nuk duhet ti falët askujt.

Ministri,nese është minister ai duhet qe në derë te zyrës së Naim Mujaes te ia venë vendimin për suspendim nga puna,pa e folë asnjë fjaël me te,sepseme te kanë folë pjesmemarrsit në conference si dhe te gjitha mediat ne BE te cilin e bënë skandal mbi skandalët duke ia marrë fytyrën Kosovës dhe humbjen e imazhit në opinionin ndërkombetar ku edhe ashtu Kosova e ka një pamje te keqe në arënen ndërkombetare me skandale dhe afera nga më te ndryshmet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu