Profil/ Kush është Kostandin Xhuvani. Historia me krimin

0
1052

Konstandin Xhuvani

Konstandin Xhuvani, djali 25 vjecar i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani dhe i regjizorit të njohur Gjergj Xhuvani, etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të vrasjes të mëngjesit të së hënës. Por kjo nuk është hera e parë që Konstadin Xhuvani gjendet në dosjet e policisë. Në vitin 2011 ai kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri.

Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në shtëpinë e Albi Zelës, Kostandin Xhuvani qëlloi me pistoletë për një sherr banal mbi Alfred Musabelliun dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë në atë kohë u zblulua se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani u largua nga vendi i ngjarjes me makinë. Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës. Por cudia do të ndodhte më pas. Gjykata e Tiranës do ta dënonte vetëm me dy vite burg Kostandinin, i cili kishte kryer vrasje. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, ka edhe një cudi tjetër: dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit.

Pas kryerjes së dënimit, Konstandin Xhuvani lirohet dhe sipas disa dëshmitarëve ai u vendos në Lazarat. Emri i tij është përfolur shumë nga kundërshtarët politikë të së ëmës. Madje një pjesë e tyre e kanë quajtur skandal dënimin e tij me vetëm dy vite burg dhe e kanë llogaritur atë si një nga rastet tiupike të pandëshkueshmërisë në këtë vend. Po nga të njëjtët politikanë emri i tij u përdor edhe gjatë aksioneve të policisë në Lazarat. Madje u tha në parlament se ai po i bënte rrezistencë me armë uniformave blu. Por me një lëvizje spektakolare të dy ditëve më pas deputetja Luiza Xhuvani e solli atë në Tiranë përpara mediave (foto lart) për të trguar se ato që thoshin kundërshtarët e saj qenë të pavërteta. Tani kur Kostandin Xhuvani akuzohet për një vrasje tjetër të rëndë, pa tjetër duhet të rishikohete dhe procesi i tij i mëparshëm, që e la atë të lirë për një vrasje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu