Projekti “Kosova e Re”, në prag të dështimit

0
726

KEK- A

Projekti “Kosova e Re” sërish mund të dështojë për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshimet e mëdha të projektit që janë bërë nga viti 2009, sipas Ligjit të Prokurimit Publik, çojnë kah anulimi i tenderit.

Edhe “Contour Global”, ofertuesi i vetëm për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sipas këtij ligji, më nuk i plotëson kriteret e parakualifikimit të projektit “Kosova e Re”.

Ofertuesi i vetëm nuk ka përvojë në ndërtimin e mihjeve të hapura, që ka qenë kriter për t’u parakualifikuar. Ka dyshime edhe sa u përket sigurimit të mjeteve prej 800 milionë eurosh për ndërtimin e ndonjë termocentrali në mënyrë të suksesshme.

Në vitin 2009, kompania “Contour Global” që ishte në konsorcium me kompaninë greke “Public Power Corporation SA” i kishte plotësuar të gjitha kriteret që kanë qenë kusht për t’u futur në listën e ngushtë për këtë projekt. Por, me vonë PCC-ja ishte tërhequr nga gara dhe se “Contour Global” e kishte vazhduar garën e vetme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu