Prokurori serb për krime lufte: E detyrova Carla del Ponten të pi cigare para WC-së sime!

0
611

Vukcevic

Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq i cili së shpejti do të dalë në pension të moshës, ka thënë se duhet pyetur ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponten se si ka kaluar ajo kur ka dashur ta ndezë cigaren në zyrën e tij.

“Ajo ka thithur cigare para toaltetit, bashkë me pjesëtarët e saj të sigurimit. Rregullat janë rregulla”, ka thënë Vukçeviq në një intervistë për Kurir, transmeton Indeksonline.

Ai në këtë intervistë po ashtu ka folur edhe për udhëheqësit e lartë të UÇK-së, për të cilët ka thënë se “me formimin e Gjykatës Speciale, ata do të përballen me akuza të reja”.

“Luftë. E vazhdushme dhe e pandalshme me faktorin ndërkombëtar, politikën. Luftë me gjykatat, luftë me opinionin publik. Njerëzit janë të hutuar, nuk dinë se ata që po i kërkojmë a janë kriminel apo patriot. Na akuzojnë se nuk po bëjmë mjaftueshëm për viktimat serbe, kurse duke na falenderuar neve dhe punës tonë, kemi arritur deri të themelimi i Gjykatës Speciale për UÇK-në”, kështu e ka përshkruar punën 12 vjeçare Vukçeviq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu