Prokuroria pret informacione shtesë para mbylljes së rastit Dehari

0
761

Veprime të tjera pritet të ndërmarrë Prokuroria Themelore në Prizren para se të vendosë për mbylljen e hetimeve në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Prokurori i rastit, Metush Biraj, i cili po kryen hetimet për rastin Dehari, thotë se po pret disa informacione të tjera nga institucionet tjera të sigurisë në mënyrë që rasti të përmbyllet në tërësi, raporton KTV.

Megjithatë, Biraj, i kontaktuar nga KTV-ja, nuk ka pranuar të japë më shumë detaje se për çfarë informacione dhe veprime bëhet fjalë.

Por, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se mbrojta ende nuk i ka të gjitha provat e prokurorisë, e të cilat pritet t’i dorëzohen institucionit që familja Dehari do ta zgjedhë për të kryer një hetim të pavarur.

Ndërsa, ekspertizat e fundit që kanë të bëjnë me hetimet për Astrin Deharin mbrojtja i ka pranuar në fillim të këtij muaji.

KTV ka kërkuar përgjigje nga ana e prokurorisë edhe për hetimet në rastin e rrjedhjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren në disa media, të ditës kur vdiq Astrit Dehari por kjo prokurori nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu