Prokurorja Maria Bamieh: Hajredin Kuçin i implikuar në rastin e Ilir Tolajt

0
781

Hajra

Prokurorja e EULEX’it, Maria Bamieh ka implikuar edhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin në shkelje të ligjit, konkretisht në Rastin e ish-Sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ilir Tolajt.

Bamieh thotë se në punën e Rastit Tolaj, Ministri i Drejtësisë kishte urdhëruar zyrtarër e Burgut të lejonin persona të caktuar që të vizitonin Tolajn në burg në kundërshtim me ligjin, meqë kjo mund të bëhej vetëm me urdhër të gjyqtarit, raporton Gazeta Koha Ditore.

Më tutje, Prokurorja thotë se ishte për t’u shqetësuar se personave të cilëve ministri ua kishte lejuar ta vizitonin Tolajn në burg ishin njerëz të dyshuar për hetime të tjera të krimit financiar.

Prokurorja e EULEX’it, Maria Bamieh ka vazhduar t’i vejë në pah parregullsitë brenda këtij misioni, e të gjitha këto që po i thotë, Bamieh i mbështetë në përgjime të Task Forcës kundër korrupsionit.

Në pjesën e dytë të hulumtimit të Kohës Ditore, Bamieh tregon arsyet e suspendimit të saj nga puna, personat e përfshirë në ndërmjetësimin midis të disa të akuzuarve ku përmendet Ilir Tolaj, Fatmir Limaj dhe rasti ‘Sekiraça’. Ndër të tjerë në deklaratat e saj, Bamieh përmend edhe Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuci, i cili sipas saj i ka mundësuar vizita të personave të caktuar ani pse kjo sipas saj ishte e kundërligjshme, për shkak se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm gjykatësi. Ajo sqaron se personat të cilët ishin lejuar ta vizitonin Ilir Tolajn, ishin njerëz të dyshuar për hetime të tjera të krimit financiar.

Bamieh pohon se sa herë që i jepej rasti, kryeprokurorja Jarosllava Novotna, i kërkonte kopjen e vendimit të nisjes së procedurës së hetimit, të rastit të vizitave në burg, me c’rast ia kishte dhënë vetëm nje kopje në gjuhën angleze. Më pastaj Bamieh pohon se kishte dëgjuar në përgjime të dyshuarit duke thënë se dikush në zyrën e Jarosllavas e kishte dosjen vetëm në gjuhën angleze.

Dyshimet për korrupsion: Bamieh përmend emrat e sekserëve të Ilir Tolajt.

Bamieh thotë se në maj të vitit 2012 ka zbuluar nëpërmjet përgjimeve të ‘rastit Tolaj’ se gjykatësi Francesco Florit ishte në komunikim me ndërmjetësues, me të dyshuarin e saj, Ilir Tolaj. Këtë ka thënë t’ua ketë komunikuar edhe Signe Jutesten, ish-kryeprokurore e Prokurorisë Speciale, e cila gjithashtu ishte e shqetësuar. Ajo i kishte aranzhuar një takim me kreun e Drejtësisë, Silvio Bonfiglit. Para asaj mbledhjeje, Bamieh thotë se kishte marrë një letër nga Jaroslava që mund të përshkruhej si ndërhyrje politike në rastin e vizitave në Burgun e Dubravës.

Bamieh thotë se ishte e qartë se prej afateve kohore dhe përmbajtjeve të këtyre përgjimeve ndërmjetësuesit ishin në kontakte të vazhdueshme me Francesco Floritin. Ajo përmend sekserët e Tolajt: Imer Ajeti, Ejup Kamberi, Rexhep Gara, një person i panjohur dhe Francesco Florit.

“Tolaj kërkon që të ketë kontakte me ekspertët e mi dhe të ketë ndikim në ta. Ai kërkon prej ndërmjetësuesve të vet që të vënë kontakte me ta pa dhënë ndon jë garanci financiare”, ka thënë Bamieh.

Bamieh thotë se Francësco Florit po nxirrte informacione për rastin e saj. Këto informacione, sipas saj, mund të nxirreshin vetëm prej dikujt brenda EULEX’it. Ajo thotë se madje janë përmendur edhe plane për pagesat që do të kryheshin nëse ai do të mund ta stoponte procesin.

“Plani ishte që Novotna të ma merrte rastin mua dhe t’ia delegonte Maurizio Salustros, dhe ai do ta hidhte poshtë rastin.”

Bamieh suspendohet për ta parandaluar rrjedhjen e mëtutjeshme të dokumenteve konfidenciale

“Zonja Bamieh nuk është suspenduar pasi që artikulli është publikuar sot. Ajo është suspenduar javën e kaluar, në pritje të rezultatit të një hetimi të brendshëm përfshirë rrjedhjen e materialit të ndjeshëm. Kjo është procedurë normale.

Raportimi i parregullsive nuk do të thotë se ju mund t’i zbuloni medias dokumente konfidenciale, në veçanti kur procesi është shqyrtuar nga organizata. Suspendimi nuk është sanksionim, por Misioni duhej të vepronte në mënyrë ekspeditive për t’u mbrojtur nga rrjedhja e mëtejshme e dokumenteve”, thuhet në arsyetimin e EULEX’it, për suspendimin e prokurores Bamieh.

Bamieh në anën tjetër ankohet për sjellje hakmarrëse dhe poshtrim, ndërsa është zotuar se nëse vazhdon suspendimi dhe kërcënimi i saj, ajo do të shndërrohet në një Julian Assenge dhe do të nxjerr edhe më tej informacione.

EULEX provon ta parandalojë botimin e hulumtimit

“Besoj se e dini që botimi i informatave nga rastet hetimore mund të sjellë ndonjë hetim (penal) ndaj jush”, ka thënë në takimin e javës së kaluar me gazetarin e Kohës Ditore, këshilltarja speciale e shefit të EULEX’it, Macatherine Fearon.

Po atë ditë zyrtarë nga EULEX’i kanë dërguar një porosi në redaksi se ka një rast hetimor kundët autorit të shkrimit “për zbulim të identitetit të dëshmitarëve”, shkrim ky i bërë oara një viti e gjysmë.

“Keni një rast hetimor. Rasti u është aktivizuar”, ka qenë porosia e dërguar nga EULEX’i para botimit të shkrimit, përmes një personi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu