Promovimi i shoqatës PARANDALO

0
829

Shoqata «Parandalo», si shoqatë e komunitetit shqiptarë në Zvicër është themeluar në vitin 2011 dhe ka për qëllim të jetë aktive në parandalimin e konflikteve dhe dukurive të tjera negative që ndodhin në shoqeri.

Shoqata «Parandalo» u ofron ndihmë të gjithë personave, të cilët kanë rënë në konflikte dhe perjetojnë dhunë brenda familjes apo në shoqëri ose kanë probleme nga varësi të ndryshme.

Përvoja jonë shumëvjeçare në këshillime dhe ndërmjetësime ka treguar suksese të mëdha në këtë lami. Në raste të problemeve të cilat nuk i përkasin fushës sonë, ne i udhëzojmë palët drejt Qendrave të tjera përkatëse profesionale.

Në kuadër te informimit dhe vetëdijësimit të qytetarëve për mbrojtje nga dukurit negative kemi lansuar platformen www.parandalo.ch, në të cilën mund të gjeni artikuj dhe statisitika rreth temës në fjalë. Në të ardhmen mendojmë të realizojmë shumë projekte të ndryshme siq janë ligjerata, kurse dhe manifestime informative.

Një bashkëpunim i mirë me Qendrën federale zvicërane për parandalimin e krimit në Bern (SKPPSC), me një rrjetë të gjerë Qendrash të ndryshme me objektive të ngjajshme, me Institucione zvicerriane, me Ambasada shqiptare, me përfaqësues të firmave, ndërmarrës apo shoqata shqiptare në Zvicër, e bënë veprimtarinë tonë edhe më kualitative dhe domethënëse.

Është e rëndësishme të kuptojmë që krimi nuk ka përkatësi kombëtare, fetare apo kulturore. Ky prodhon vetëm viktima dhe keqbërës, prandaj angazhimi jonë udhëheqet me thënjën e lashtë shekullore „Më mire të parandalojmë, se të shërojmë!“ dhe u ofrohet të gjithë atyre qe kanë nevojë.

Për informata më të hollësishme vizitoni faqën tonë www.parandalo.ch     

Cyrih, 27 janar 2013

Valdete Hoti
Kryetare e shoqatës Parandalo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu