Pronari i “Kosova Model Agency” arrestohet me 6.5 Kg drogë

0
663

Sarajevë, 9 shkurt – Autoritetet boshnjake kanë konfiskuar rreth 6.5 kilogram të heroinës së pastër, vlera e të cilës parashihet të jetë shumë e madhe. Për këtë është arrestuar Luan Oruçi, që është drejtor i “Kosova Model Agency”. Oruçi është zënë në vepër duke transportuar dy kilogram heroinë dhe katër kilogram drogë tjetër të përzier nga Peja në Sarajevë.

Mediat boshnjake kanë raportuar edhe për detaje të kësaj historie. Sipas “Dnevniavaz”, Oruçi kishte rnë dakord me një person të quajtur Ljeonardom që të bënte këtë transport për 5 mijë euro, raporton Lajmeshqip.

Raportimet bëjnë të ditur se kur Oruçi kishte mbërritur në Sarajevë pasi kishte kaluar kufirin me drogën e fshehur në një tip veture “Toyota”, i kishte dërguar mesazh Ljeonardom. Ky i dyti kishte dalë ta pres porse e kishte lënë për disa momente vetëm duke i thënë se “kthehet pas pak për t’ia dhënë paratë”.

Por në vend të tij, ishin shfaqur policia të cilin e kishte arrestuar Oruçin, i cili nuk ka dhënë emrat e personave të përfshirë në këtë aferë. Oruçi është një menaxher që ka një dyqan bizhuterie dhe ka disa vite që drejton agjensionin “Kosova Model Agency”.

 

Kosova Model Agency esht nje Kompany që sponzorizohet nga PTK-ja e Kosovës, nga KEK-u i Kosovës dhe Kompani më të fuçishme të Kosovës që jan në lidhje të ngusht me Poltiken dhe Klasen poltike të Kosovës siq jan ETC- e kelmendit apo Sinalco nje kompany që qendron mbrapa Klani i Families Rugova dhe pushtetar të tjere.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu