Pronari rrah Punëtorin në Vend të Punës – Institucionet përgjegjëse heshtin

0
509
Pronari rrah Punëtorin në Vend të Punës – Institucionet përgjegjëse heshtin

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektorati i Punës nuk kanë reaguar fare lidhur me sulmin fizik që i ka ndodhur në punëtori në një restorant në Prizren nga pronari i tij.

Gazeta Insajderi ka raportuar gjatë ditës së djeshme se Burim Sallauka pronar i restorantit “Koha” në Prizren ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij gjatë orarit të punës në ambientin e restorantit të tij.

Për këtë veprim nuk kanë reaguar asnjëri prej institucioneve përgjegjëse, as Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe as Inspektorati i Punës.

Insajderi ka kontaktuar me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, mirëpo ai është tallur kur është pyetur nga Gazeta Insajderi lidhur me rastin. Ai ka thënë se nuk është Ajnshtajn për t’i kuptuar të gjitha rastet.

“Nuk kam informata nëse ka pas ankesë në inspektorat të punës sepse tashmë ajo është çështje e policisë nuk është më çështje e inspektoratit. Nëpër krejt regjionet çka vinë ankesat shansa nuk kam me ditë sepse vetëm këtë vit i kem pas 1 mijë ankesa, unë Ajnshtajn nuk jam me i mbajt në mend këto sene”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka shtuar se kjo çështje i përket aspektit ligjorë dhe është vepër penale dhje nuk ka të bëjë me detyrat e kushteve të punës.

“Kjo është çështje e organeve të drejtësisë sepse është vepër penale, nuk është më me detyrat e punës ose me kushteve të punës, mirëpo është vepër penale, sulm fizik ndaj punëtorit”, ka shtuar Ibrahimi.

Insajderi ka siguruar videon e sulmit fizik, në të cilën shihet biznesmeni Sallauka [i veshur me bluzë ngjyrë hiri] teksa thërret pranë tij punëtorin e tij, kamarier i restorantit, dhe e godet me grushte. Sulmin fizik ndaj kamarierit të restorantit që ai menaxhon, Sallauka e vazhdon edhe në një hapësirë tjetër të restorantit, të pa incizuar nga kamerat.

I telefonuar nga Insajderi, Sallauka ka mohuar ta ketë kryer sulmin, ndonëse në video shihet ai teksa grushton punëtorin e biznesit të tij.

“Nuk e kam sulmu unë askënd. Nuk e di se as për çfarë sulmi je duke fol”, ka thënë fillimisht Sallauka. “Për çfarë video bëhet fjalë?”, ka pyetur ai.

“Nuk është e vërtetë, unë qe një javë jam në Prevallë. Nuk ka asgjë [të vërtetë]”, ka thënë Sallauka. “Nuk është e vërtetë a është e vërtetë… ju mos më qitni. Emrin tim mos e qit, nuk është e vërtetë ajo”. /Insajderi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu