Protestat, opsion i vetëm i opozitës

0
889

Protestat e VV

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” kanë vendosur që më 18 prill të protestojnë kundër “kapjes” së shtetit, por ende nuk kanë detaje rreth organizimit.

Por, hollësitë rreth protestës së thirrur kundër Qeverisë nuk i kanë të qarta as vetë subjektet politike opozitare, shkruan “Zëri”.

Kohëzgjatja, numri i protestuesve, rrjedha e saj, nuk janë diskutuar ende nga opozita, por ata thonë se protesta e thirrur nga ta ka një listë me kërkesa, të cilat i adresohen ekzekutivit.

Zgjim Hyseni, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se subjektet opozitare do të organizojnë ditëve në vijim konferencë të re për media, ku do t’i njoftojmë qytetarët për hollësitë e protestës.

“Ajo çka dihet sigurt është që kjo as nuk është protesta e parë dhe as nuk do të jetë e fundit e organizuar nga subjektet e opozitës”, ka sqaruar Hyseni.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë me protesta e demonstrata ngase nuk presin që kjo Qeveri do të jetë ndryshe nga e kaluara.

Hyseni ka potencuar se “Vetëvendosja” nuk pret që shteti të çlirohet nga kapja që i është bërë prej Qeverisë.

Albulena Haxhiu: Kapja e shtetit ndalet vetëm me protesta!

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, e ftueme n’emisionin ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum, ka theksue se drejtësia në Kosovë asht në nji gjendje tmerri, sepse ajo asht kapë njisoj si sferat tjera.

Haxhiu ka theksue se asht kohë e shkurtë për me vlerësue Qeverinë Mustafa, por qysh në fillim nuk tregoi ndonji përkushtim për jetën e qytetarit.

Si përkushtim i kesaj Qeverie ishte funksionalizimi i Gjykatës dhe Asociacioni i komunave serbe, tue shtue se Qeveria Mustafa-Thaçi nuk ka ba ndonji hap konkret për luftën ndaj korrupsionit, krimit t’organizuem, madje ajo ka theksue se s’mundet me u luftue korrupsioni e krimi nga njerëzit që janë të zhytun vetë në krim e korrupsion.

Simbas saj, e vetmja zgjidhje ka mbetë protesta, për të cilën ka ba thirrje me ju bashkue me 18 Prill në Prishtinë.

Albulena Haxhiu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu