Protestat vazhdojnë të shtunën?

0
659

Shpendi

Protestat kundër ministrit serb, Aleksander Jabllanoviq duket të vazhdojnë sërish të shtunën. Kështu kanë thënë burime të Gazetës, të afërta me organizatorët e protestave. Sipas këtyre burimeve, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, mirëpo, sipas të gjitha gjasave ajo do të mbahet ditën e shtunë.

Ndërkohë, mediet sot kanë raportuar se ka gjasa që gjatë kësaj jave kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ta shkarkoj ministrin Aleksander Jabllanoviq, i cili me një deklaratë të tij, ku i quajti egërsira nënat e personave të zhdukur nxiti reagime të shumta.

U organizuan dy protesta kundër Jabllanoviqit. Njëra u organizua të shtunën, derisa protesta e së martës kishte eskaluar ku u përdor e shfrenuar kunder Protestuesve në Sheshin Skenderbeu.

Derisa policia sulmoi me gazë lotsjellës, e me plumba gome, protestuesit në anën u brojten me gurë, e gjësende të forta. Si pasojë e kësaj përplasjeje disa orëshe, mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja taboret.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka thënë se nuk e ka ndërmend që të tërhiqet dhe ta shkarkoj Jabllanoviqin. Ai ka thënë se opozita është duke u munduar që përmes protestave ta rrëzoj atë nga pushteti.

Në anën tjetër, lideri i VV-së, Albin Kurti dje ka paralajmëruar se protesta do të vazhdoj deri në rrëzimin e Jabllanoviqit dhe deri në sjelljen në Kuvend të ligjit për Trepçën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu