Protestë e veteranëve të UÇPMB-së në Preshevë

0
793

Presheva

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, në koordinim me shoqërinë civile në këtë komunë, kanë paralajmëruar për sot një protestë gjithëpopullore, ku do të kërkohet ndalimi i dëbimit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Gjithashtu, ata do të kërkojnë kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga sheshi kryesor, para godinës së administratës komunale, si dhe ndalimin e dhunës, diskriminimit që po vazhdon ndaj banorëve të Luginës së Preshevës.

Protesta e së premtes do të nisë në orën 11:00 me marshin nga Shkolla e mesme për në qendër, para godinës së administratës lokale, në Sheshin e Dëshmorëve.

Sipas njoftimit të Këshillit organizativ, protesta gjithëpopullore do të shprehë edhe pakënaqësitë për veprimet e deritanishme të vetëqeverisjes lokale në Preshevë, si dhe sikurse do të shprehin edhe pakënaqësinë për dhënien e mirënjohjes kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga kryetari Ragmi Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu