Protestë e Vetëvendosjes në mbrojtje të shqiptarëve në Mal të Zi

0
776

Prishtinë, 4 qershor – Derisa po zhvilloheshin aktivitetet e organizuara në kuadër të Forumit të Miqësisë Kosovë – Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! Sot zhvilluan një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte, ku ishte shkruar “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”.

Gjatë këtij aksioni, aktivistët u shpërndanë të pranishmëve edhe një trakt ku ishin shënuar disa prej shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Përmbajtja e këtij trakti ishte si në vijim:

Nga shteti i Malit të Zi, shqiptarët:

Nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët,

Diskriminohen në punësim,

Diskriminohen në investime,

Janë të shpronësuar me dhunë,

E kanë trashëgiminë kulturore të pambrojtur,

Nuk e kanë të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit,

Nuk kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare,

Arrestohen kur kërkojnë të drejtat e tyre.

Disa minuta pas shpalosjes së pankartës dhe pas shpërndarjes së traktit, Policia në mënyrë të padrejtë arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes, të cilët po e mbanin pankartën në dorë. Aktivistët u dërguan në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë.

Të arrestuar janë Anita Shabani, Etleva Malushaj, Nora Fetoshi dhe Pajtim Demaj.

Ne kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm duke i rikujtuar Policisë së Kosovës se e drejta e protestës është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu