Provat që dënuan gjashtë shqiptarët në rastin “Monstra”

0
692

Rasti Monstra

Teksti i plotë i vendimit që dënoi gjashtë shqiptarët në qershor nuk u bë publik, por BIRN siguroi një kopje të vendimit që shpalli fajtor Alil Demirin, Afrim Ismailoviqin, Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën.

Dënimet shkaktuan protesta zemërimi te shqiptarët etnikë, që përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë, me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në rrugët e Shkupit.

Ekstremistët e dyshuar myslimanë u dënuan për vrasje të paramenduar të pesë burrave maqedonas pranë liqenit Smilkovsko në të dalë të Shkupit në Pashkët Ortodokse në vitin 2012 dhe iu dha dënimi maksimal për terrorizëm, pavarësisht se dy prej tyre u gjykuan në mungesë sepse ishin burgosur tashmë në Kosovë për sulme me armë zjarri.

Vendimi tregon arsyetimin e gjykatës për dënimet e terrorizmit, që u bazuan në qëllimin e pretenduar se ata u përpoqën të nxisnin trazira etnike kur pati konflikt të armatosur mes forcave të sigurisë dhe rebelëve etnikë shqiptarë në vitin 2001.

Në të thuhet se prova kryesore u gjet në kompjuterin e Alil Demirit – video me përmbajtje nacionaliste që i referohen vrasjes së maqedonasve, lavdisë së xhihadit dhe thirrjes për krijimin e një shteti islamik.

Të pandehurit mendohet se kishin në kompjuter një këngë shoviniste që iu referonte maqedonasve si “kaurë” (një fjalë ofenduese për të krishterët) dhe bënte thirrje që ata të ekzekutoheshin për hakmarrje.

Pati protesta nga maqedonasit kur u zbuluan vrasjet e pesë personave që shokuan vendin në vitin 2012, po ashtu edhe nga shqiptarët kur u zbulua vendimi.

Por gjykatësi këmbënguli teksa jepte dënimin se burrat u dënuan sipas provave dhe jo etnisë apo fesë.

“Ne nuk jemi të drejtuar nga emocionet e shprehura në sallën e gjyqit, por nga rruga unike që gjykata duhet të ndjekë – ligji,” tha gjykatësi Ivica Stefankovski

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu