Provokimi i rrezikshëm: Dy bombardues rusë futen në SHBA

0
652

bombarduesi

Dy bombardues rusë, të cilat mund të bartin raketa bërthamore, u futën në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç raporton Fox News, duke iu referuar burimeve amerikane të inteligjencës, dy aeroplanët rusë të tipit TU-95, më 22 prill u futën në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara – mbi Alaskë.

Ndërhyrjet nga ana e SHBA-ve nuk ishte. Nga Rusia thanë se fjala ishte për ushtrime të forcave ajrore ruse, por hyrjen e tyre në Alaskë Pentagoni e ka cilësuar si “provokues dhe të rrezikshëm”, transmeton Telegrafi.

Bombarduesit rusë fluturuan po ashtu edhe në qiellin kanadez në fund të vitit të kaluar. Ndërsa, burime të paidentifikuara thonë se aeroplanët luftarakë amerikanë dhe kanadezë së paku gjashtë herë kanë dëbuar bombarduesit rusë të cilët së paku dhjetë herë janë futur në hapësirën ajrore të këtyre dy shteteve.

Bombarduesit rusë janë futur edhe në hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe, në Skoci, dhe edhe atëherë arsyetimi rus ishte se fjala është për ushtrime ushtarake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu