PS: Panarit të japë shpjegime për marrëveshjen me Greqinë

0
737

Partia Socialiste me anë të anëtares së kryesisë Arta Dade ka kërkuar që të vijoi edhe për një seancë tjetër seanca dëgjimore me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panarit për kufirin detar me Greqinë. Në këtë mënyrë, Dade, ka kërkuar që Komisionit të Jashtëm t’i jepet mundësia që të monitorojë punën e Ministrisë së Jashtme sidomos kur bëhet fjalë për çështje që cënojnë interesat madhore të vendit.

“Në emër të opozitës kërkojmë thirrjen urgjente të Ministrit të Punëve të Jashtme në një seancë dëgjimore për vazhdimin e shpjegimeve nga ana e Ministrit të Punëve të Jashtme lidhur me ecurinë e procesit të delimitimit të shelfit kontinental në Korfuz e në detin Jon”, thuhet në letrën e deputetes Dade.

Panariti ishte sot i pranishëm në Komisionin për Politikat e Jashtme por ai nuk është lejuar t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të komisionit. “E vlerësoj gatishmërinë e Ministrit të Punëve të Jashtme për t’ju përgjigjur pozitivisht kërkesës së opozitës. Shpreh keqardhjen që ministri nuk u lejua nga ana Juaj që të vazhdonte përgjigjen e pyetjeve të deputeteve të Komisionit të Jashtëm, anëtarë ose jo të Grupit Parlamentar të PS. Kjo është e domosdoshme sepse seancë e parë dëgjimore u mbyll në mënyrë arbitrare nga ana Juaj”, thekson në letër ish-ministrja e Punëve të Jashtme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu