PSD-ja, i bashkohet ekipit të dialogut me Serbinë

0
541

PSD-ja, i bashkohet ekipit të dialogut me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Kjo është bërë pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përafrojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë”, tha ai.

Ndryshe, Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pauzë pasi nuk pati kuorum për të mbajtur seancë pas bojkotit të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojë që individë të caktuar ta përcaktojnë rrjedhën e punës në Kuvend

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu