PSD-ja kërkon lirimin e aktivistit Adem Megjuani

0
105

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar që të lirohet aktivisti Adem Megjuani, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës, lidhur me protestën që u mbajt të shtunën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Sipas njoftimit të PSD-së aktivisti rreth orës 9:00, i është përgjigjur thirrjes së policisë për intervistim lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Të njëjtit prokurori i rastit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

“Kjo masë nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj. Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktvistit tonë. Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së. Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje”, thuhet në njoftim./Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu