Pse familjarët e Kadri Zekës nuk flasin për vrasjen e tij ?

0
821

Zakonisht, për Atentatin e 21 janarit flasin vetëm familjarët e Jusuf e Baradhosh Gërvallës, por jo edhe ata të Kadri Zekës. Pse kanë zgjedhur këtë rrugë familjarët e Kadriut dhe çfarë kanë bërë ata për zbulimin e vrasjes së tij? Lexoni rrëfimin e Izmi Zekës dhënë Gazetës Express.

Familjarët e Kadri Zekës rrallë herë dalin në opinion për të folur për atentatin e 21 janarit në Gjermani.

Zakonisht, për këto vrasje flasin vetëm familjarët e miqve të tij, Jusuf e Bardhosh Gërvallës.

Por, pse kanë zgjedhur këtë qasje modeste familjarët e Kadri Zekës?

Për këtë ka folur për Express Izmi Zeka, familjarë i Kadriut, sot edhe një prej eksponentëve kryesor të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Anamoravës.

“Kjo është çështje e drejtësisë, nuk është punë familjarësh…”, thotë ai.

“Ata nuk ishin vetëm familjarët tonë, ata ishin të Kosovës dhe ata ishin për sensibilizimin e çështjes shqiptare”.

Pavarësisht se jo publikisht, Izmi Zeka thotë se janë marrë vazhdimisht më këtë çështje, përmes kanaleve zyrtare.

“Institucionet e Kosovës do bëjnë gjithçka që të gjenden akterët e kryerjes së vrasjes së Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe gjitha ata të cilët u vranë”.

Zeka thotë se e kanë të qartë se UDB dhe njerëzit e ish-sistemit jugosllav e kanë vrarë Kadri Zekën e Vëllezërit Gërvalla.

“Ne kemi kërkuar më herët nga institucionet dhe organet e drejtësisë gjermane që të hulumtojnë ata se kush i vrau Kadriun dhe Jusufin, por nga ata nuk na është kthyer asnjëherë as një përgjigje”, pohoi Zeka.

Ai u shpreh i vendosur se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjënë e duhur për zbardhjen e këtyre vrasjeve, normalisht në bashkëpunim me autoritete gjermane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu