Pse folen ashtu zyrtaret, apo pse u publikuan bisedat….!!!?

0
790

Keto dite, objekt i bisedave, debateve ne media, ne rruge e ne biseda mes qytetareve u bene pergjimet dhe publikimet e telefonatave te Zyrtareve me te larte te Qeverise dhe te partise ne pushtet PDK-se. Meqe keto biseda u publikuan edhe ne rrjetin social FB, edhe une pata ,,nderin” te ndegjoj keto biseda te ,,kokave gjeniale te kombit … shqipetar” dhe udheheqesve shteteror te Kosoves. Fillimisht mendova se duke qene biseda private ne telefon ne mes te shokeve, ndoshta eshte edhe krejt normale te kete edhe te shara pa sherr, por kur i analizon mire keto biseda, del ne pah diqka krejt tjeter.

E para eshte se ne keto biseda vertetohet mjerimi i karkaterit te ketyre njerzve qe udheheqin me institucionet shteterore te Kosoves,

E dyta eshte se vertetohet edhe nje here se keta zyrtare, ministra e Kryeministra, me shume kane hallin e punesimit te miqve, jaranave e kusherinjeve te tyre, se hallin e popullit.

E treta dhe me e renda eshte se ne keto bisedime verehen qarte se jo vetem qe ka perqarje te medha ne Partine ne pushtet PDK, por ka edhe urrejtje te paduruseshme ne mes te fraksionit te Hashim Thaqit e Adem Grabovcit ne njeren ane dhe fraksionit te Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limes ne anen tjeter.

Keto biseda telefonike, nxjerrin ne sheshe se sa te mjere jane disa ministra, deputet, kryetar komunash e lider te partive, tek te cilet nje pjese e madhe e popullit ka vene te gjitha shpresat per zhvillim ekonomik, kulturor dhe integrime Euro – Atlantike. Poashtu nga ajo qe mund te ndegjosh me TV dhe gazeta e web faqe te ndryshme, nga prononcimet e zyrtareve te Qeverise, partizan paritak dhe qytetareve ne pergjithesi, te vjen per te qajtur dhe vjellur njekohesisht.

Eshte e quditshme se pse qytetaret e Kosoves, nuk mirrem me thelbin e problemit, pra pse nuk pyesin pse folen keshtu zyrtaret, por thone pse u publikuan bisedat. Eshte e vertete se ne rastin e publikimit u shkelen te drjetat private te individeve, qofshin ata edhe zyrtar te larte te Qeverise, por meqe ndodhi keshtu, tash i gjithe tehu i bisedave dhe kritikave duhet te vehet te niveli i ketyre bisedave, te problemet qe rrahen ne ato biseda, te niveli kulturor dhe njerezor i ketyre njerzve dhe i pasojave qe mund te sjellin keto biseda.

A mund te vazhdoje populli shqipetar i Kosoves edhe me tutje me kete nivel mjeran te ketyre udheheqesve, a duhet qe anetaret e thjesht te PDK-se, strukturat udheheqese te saj te kerkojne interperlance te autoreve te ketyre bisedave, te kerkojne pergjegjesi he doreheqjen e tyre?

A duhet qe qytetetaret e thjeshte, votuesit, intelektualet dhe studentet te kekrojne doreheqjen e ketyre udheheqesve te popullit, te cilet po i vjedhin, po i mashtrojne dhe po e bejne Kosoven nje vend ku sundon, nepotizmi, korrupcioni, totalitarizmi dhe krimi i organizuar?

Mendoj se ky popull ka aq energji, aq dije dhe aq vullnet qe te mos iu duroje me kete kaste te mykur te shoqerise dhe popullit shqipetar te Kosoves!

Mr.sc. Metush Zenuni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu