Pse fshihet e vërteta?!

0
725

Shumë herë kamë shkruar për të drejtat e ish ushtarëve të UÇK- së, për të gjitha kategoritë, mirëpo asnjëherë nuk e kanë marrë me seriozitet këtë, duke injoruar në skajshmëri problemin që kam ngritur. Se ku do të përfundonte kjo politik e ndjekur kam sinjalizuar dhe kjo ndodhi në Kuvendin e Kosovës, pas kompromisit që pranoi të bëjë Kryetari i Parlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqi. Pse ndodhi e gjithë kjo?

Shmangja e qëllimshme nga data e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe marrja e saj si datë e tridhjetë dhjetorit të vitit 1991, krijoi hapësirë për të manipuluar edhe ata të cilët me mish e shpirt ishin kundër saj, madje edhe me parat e trepërqindëshit janë munduar ta zhbëjnë këtë ushtri të lavdishme kombëtare.

Sikur Qeveria të kishte përfillur rregullat historike, sepse historia ndërtohet mbi atë që ka ndodhur dhe kur ka ndodhur, duke i shtuar edhe rrethanat e ndodhjes, nuk do të kishim sot këtë problem dhe të rehabilitohen, madje edhe të avancohen në shkallë veterani për çështje kombëtare, që e minuan çështjen kombëtare, sa e dërguan deri në humbjen e identitetit moral. Rregullat e lojës historike na shtyjnë të mendojë çfarë ndodhte në kohën para lufte dhe pse ajo e quan luftën e armatosur si vazhdim i politikës dhe anasjelltas? Pra sipas këtij parimi ka qenë dashtë të trajtohen veteranët, pra ata të cilët e përgatitën terrenin për luftë, ata të cilët i harxhuan të gjitha mjetet politike me vet sakrificë dhe binden faktorin kombëtar e ndërkombëtar, se më nuk kishin shteg tjetër pos luftës së armatosur dhe një politikë e drejtë e kësaj kategorie bëri që edhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare të binden dhe t’i kthejnë shpinën një kreatyre artificiale dhe e dhunshme që mundohej t’i mbaj kombet tjera nën sundim. Pra, veteranët e gjithë kësaj kohe të robërisë, të cilët me të gjitha mjetet e mundshme vepruan, përkundër përndjekjeve, burgosjeve, torturave duhet të ishin trajtuar ligjërisht me të gjitha benificionet që do të shpaguanin mundin, djersën dhe gjakun e derdhur në kazamatet e ish Jugosllavisë, e më vonë edhe të Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë.

Mospërfillja e kësaj kategorie ndoshta i ka arsyet politike dhe ma merr mendja se kjo edhe qëndron, filloi të hartohej Ligji për vlera të luftës së UÇK- së, ju lutem ta lexojmë drejtë: Vlerat e luftës së UÇK- së. Emërtimi nuk përkon me datën e marrjes si nismë e trajtimit të zgjidhjes së problemit mjaft jetik për këta vetëmohues të jetës dhe familjes për një të ardhme kombëtare të çliruar e bashkuar për gjithmonë dhe me një ekonomi të zhvilluar kombëtare. Sikur kjo metodologji historike, për të ndriçuar të vërtetën, të ishte përdor, nuk do të kishte ardhur deri te kompromisi, që edhe mercenarët të trajtohen të barabartë me bartësit e proceseve bukur me peshë e përgjegjësi kombëtare.

E kam thënë edhe më herët publikisht dhe po e përsëris, se edhe shqiptar në luftën e shenjët kanë qenë mercenar, mirëpo nuk kanë ditur sa u kushton lëkura dhe këtë lëkur ua ka vlerësuar udhëheqja politike dhe qeveritare në egëzil, pra Rugova dhe Bukoshi. Këta janë paguar nja njëmijë deri në pesë mijë marka gjermane, varësisht nga hierarkia që kanë pasur në struktura të FARK- ut, e mos të flasim për Ministrin e Mbrojtjes së Bukoshit. A ka ma mjerim dhe sot ajo struktura jashtë UÇK- së të trajtohet si veterane e luftës, madje – madje të shkohet edhe në fillim të vitit 1992, kur filloi skajshmërisht të stërkeqet çështja kombëtare dhe kur hyrën në lojë me pushtuesin për autonomi kulturore dhe gjithë veprimin ilegal ia atribuonin gjoja se janë të yshtur e paguar nga UDB- ja, për t’ua pamundësuar veprimin kombëtar veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe kjo në të gjitha nivelet. Kompromisi i arritur është një shteg për të përbiruar të gjithë shpurën e Rugovës dhe kryetarët e nënkryetarët e degëve të LDK, si veteranë të luftës.

Ky Ligj ka edhe një të keqe të madhe, jo vetëm se i lë me një anë dëshmorët e para vitit 1997, por ka qenë dashtë që kjo kategori luftëtarësh të lirisë të trajtohen që nga viti 1912, që nuk do të kushtonte financiarisht, sepse shumica e tyre nuk janë në jetë, nuk i kanë edhe gratë si trashëgimtare të pensioneve, por edhe fëmijët e tyre kanë kaluar moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. A ka më nder se sa të shkohet nëpër ato familje me nga një mirënjohje dëshmori, që pasardhësit e tyre t’i shpaguaj moralisht, gjë që do të mundësonte edhe më tepër përkushtimin për të mbrojtur me çdo çmim çështjen kombëtare, që sot është në rrezik tepër të madh. Por edhe ashtu siç del, dëshmorët janë të trajtuar barabar, pa marrë parasysh se në cilin tabor politik kanë qenë, por është vlerësuar vetëm uniforma dhe emblema e UÇK- së, e cila i ka bashkuar të gjithë

Me një fjalë, është nisur mbrapsht dhe nuk do të përfundojë si duhet, sepse historia nuk do të heshtë për veprimet aktuale të shabllonit politik të sotëm, por do të vjen koha që kjo çështje historike do të trajtohet në mënyrë meritore dhe të drejtë, ku të gjitha do të shikohen me argumente shkencore dhe do të rishkruhet e sanksionohet edhe me ligj e vërteta që ka ndodhur.

 

Shkruan: Afrim Morina

Prishtinë, 16.12.2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu