Sali Berisha ka si ditëlindje zyrtare 1 korrikun e vitit 1944. Këtë ditëlindje e ka dhe në pasaportë, dhe në rregjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit.
Por, ai prej vitesh feston 15 tetorin si ditëlindje të tij. Në shpjegimet private që ka dhënë, thotë se babai i tij zbriti nga fshati për herë të parë në tetor në Tropojë, qysh kur ky kishte lindur, dhe atëhere e ka rregjistruar.
Por, nëse do ishte ashtu, babai do ta rregjistronte më 15 tetor dhe jo më 1 korrik, kur dhe ka lindur realisht.
Miq të tij të afërt thonë se e ka ndryshuar ditëlindjen pasi mbaroi studimet dhe donte të hynte në parti. Zgjodhi 15 tetorin dhe e festonte në mesnatë për të qenë në një ditë me Enver Hoxhën/Tema/