I ke rrudhë vetullat
edhe gazi
në buzë është ngjizë
a mos ndoshta
ke humb luftën
apo shtati
prap të është lidh
Ndoshta plaga
prap rënkon
dhe me ofsha
klith nga mundi
mos gërsheret
i mpreh djalli
shtatit tënd
nga kalon lumi
Zot e djall
nyjen të lidhin
se kem shpatën
e Lek’s për derë
sdo të lëm gërsher mbi ty
pa e ndezur dhe një herë.
Nga Fran Tanushi