Pse mungoi Obama në Marshin e Parisit? Ja çfarë shkruajnë mediat!

0
679

Barak Obama

Mungesa e presidentit amerikan, Barak Obama në marshimin madhështor të së dielës në Paris kundër terrorizmit, ka ngjallur polemika të shumta.
Sikurse raporton “New York Times”, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë arsyet e kësaj mungese, ndërsa dhe si kundërpërgjigje të menjëhershme ka vendosur që të dërgojë Sekretarin e Shtetit Xhon Kerri në Paris ditën e enjte dhe të premte, për të forcuar bashkëpunimin me qeverinë franceze.

Megjithatë fakt është që të dielën e 11 janarit në marshimin e mbi 40 liderëve nga e gjithë bota në Paris, mungonin krerët kryesorë amerikanë.

Uashingtonin e përfaqësonte vetëm Ministri i Drejtësisë, Erik Holder, së bashku me ambasadoren amerikane në Francë, Xhejn Hartli.

Gjithsesi asnjëri prej tyre, nuk është kapur nga ndonjë fotograf.

Holder ka bërë me dije se në 18 Shkurt në Uashington, do të mbahet një samit i nivelit të lartë “për të reaguar ndaj ekstremizmit të dhunshëm”.

Përtej debateve mbi sigurinë, që gjithsesi janë ndezur më tej me zgjedhjen e Shtëpisë së Bardhë, për të mos marrë pjesë në marshim, në mediat amerikane këto ditë editorialistët janë distancuar nga slogani universal:”Je suis Charlie”.

Vetë gazeta “New York Times”, ka ngjallur polemika me publikimin e një komenti të Dejvid Bruks me titullin “Unë nuk jam Charlie Hebdo”, ku opinionisti shpjegonte sesi në SHBA, karikaturat satirike të vëna në shënjestër nga ekstremistët islamikë, do të kishin përfunduar në gjykatë nën akuzën e nxitjes së urrejtjes.

Pavarësisht kësaj, tani mediat amerikane po kritikojnë zgjedhjen e Obamës për të mos shkuar në Paris, ndonëse agjenda e tij zyrtare ishte e lirë.

Për më tepër, ai mund të dërgonte në vendin e vet zv.presidentin Xho Bajden, që përkundrazi fundjavën e kaloi në shtëpinë e tij në Delaware. Ose ndoshta mund të dërgonte edhe bashkëshorten Mishel Obama.

Në fakt, Xhon Kerri ishte i angazhuar në një mision diplomatik në Indi.

“Barak Obama nuk është Charlie, ose të paktën nuk ka qenë këtë fundjavë”, ishte titulli i së përditshmes amerikane “Politika”, që e bashkëshoqëron shkrimin me një foto nga marshimi, duke nënvizuar faktin sesi shefi i Shtëpisë së Bardhë qëndroi thelbësisht “i heshtur”, gjatë tre ditëve dramatike që tronditën Francën.

Pasi i etiktoi “si frikacakë” terroristët, që kryen masakrën në redaksinë e së përvajshmes”Charlie Hebdo”, shkruan “Politika”, Obama nuk iu rikthye më ngjarjeve në Francë – as ka lëshuar ndonjë deklaratë për mediat.

“Do të kisha dashur, që presidenti ynë të kishte shkuar në Paris, përkrah aleatëve tanë evropianë”- shkroi në “Twitter”, Xhejms Stavridhis, ish-admirali i Marinës Amerikane, aktualisht rektor.
Britanikja mjaft popullore “Daily News”, shkruan një titull kuptimplotë:”Ke braktisur botën në hallet e saj!”.

Në rrjetet sociale, kanë shpërthyer ndërkohë ironitë e zgjedhësve republikanë, që shpërndajnë një foto të liderëve botërorë në Paris me një “karrige” bosh, pikërisht atë të Obamës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu