Pse PDK-ja nuk i bëri në Drenas për 16 vjet këto që po premton tash të bëhen për vetëm 6 muaj?

0
439

PDK-ja

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj premtieve të Partisë Demokratike të Kosovës në fushatën elektorale për kryetar të Drenasit.

Kelmendi, në reagimin e tij ka thënë se pse PDK-ja nuk i ka realizuar që 16 vite premtimet që po i bënë tani në fushatë.

“Pse PDK-ja nuk i bëri në Drenas për 16 vjet këto që po premton tash të bëhen për vetëm 6 muaj?!
“Vetëm” 32 gjashtëmujorë mandat kanë pasur deri tash aty! ?
#ZgjedhjetNëDrenas”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, fushata elektorale në Komunën e Drenasit ka përfunduar sot. Ajo zyrtarisht ka nisur nga dita e hënë e kësaj jave, më saktësisht nga data 28 Nëntor. Ndërsa zgjedhejt e parakohshme janë caktuar të mbahen më 4 Dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu