Pse plasi sherri afër selisë së AAK-së?! (Video)

0
1657

Ismet Avdullahu

Çarmatosjes dhe dorëzimit të armëve, si duket nuk i janë nënshtruar edhe disa nga anëtarët e sotëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe pse ende nuk dihet shkaqet e zënkës ndaj disa personave nga ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Ismet Abdullahu afër selisë së partisë së Ramush Haradinajt, Indeksonline prej burimeve të afërta me personat e shoqëruar në polici, mëson se në AAK është duke plasur sherri i brendshëm.

“Ka pakënaqësi të shumta te strukturat e degëve për emërime dhe shkarkime dhe kërkohet një ndërhyrje shumë më e matur e kryetarit Haradinaj, sepse po shkelet mbi njerëzit e afërt të nënkryetarëve dhe komandantëve të partisë”, tregon ky burim, në kushte anonimiteti për Indeksonline.

Indeksonline ka provuar të merr edhe një qëndrim nga AAK-ja për këtë incident, por kjo ka qenë e pamundur. /Indeksonline/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Uya1Wmsmipg” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu