Pse Ramush Haradinaj nuk po arrin t’i kuptoj lojërat politike?! (Video)

0
837

Hashimi dhe Ramushi

Në shtator të vitit të kaluar, pasi Ramush Haradinaj e kishte takuar Hashim Thaçin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa të dy ishin për vizitë atje, mediat thanë se qëllimi kryesor ishte përfshirja e AAK-së në qeverinë që tani po numëron ditët e fundit.

Kërkesa numër një e AAK-së që raportohej atë kohë ishte dëshira e kamotshme e Haradinajt të bëhej kryeministër.

Lideri i AAK-së kishte marrë zemër pas pritjes së ngrohtë që i bëri Hashim Thaçi në aeroportin e Prishtinës kur Haradinaj u kthye përfundimisht i lirë nga Tribunali i Hagës.

“Ka qenë një pritje e mirë, po them e mirë shumë. Jam kënaqur duke parë ato elemente të protokollit shtetëror. Po të më pyesësh mua nëse duhej, unë them që po. Ajo është një diçka e zakonshme që është dashur të bëhej, për shkak se po bëhet fjalë për një temë me peshë ose për një zhvillim me peshë, për një lajm me peshë, dhe është dashë me ndodh. Në momentin kur Kryeministri Thaçi dhe Institucionet e vendit janë ofruar unë kam thënë po, se është një zhvillim i mirë”, i kishte thënë i entuziazmuar Haradinaj një televizioni të Tiranës për pritjen në aeroportin e Prishtinës dhe mundësinë që të angazhohej si kryeministër.

Mirëpo me kohë Ramush Haradinaj e kupton që Hashim Thaçi nuk e kishte fare në plan ta lëshonte postin e kryeministrit dhe me këtë Haradinaj mbeti sërish me vetëm 100 ditë përvojë si shef i qeverisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk insiston që lideri i tyre të emërohet si kryeministër vetëm për shkak të ambicieve personale të kryetarit të partisë, por si argument kryesor e përmendin punën e mirë që Haradinaj e ka bërë në vitin 2005 kur ishte kryeministër për 100 ditë.

Pasi e përjetoi si tradhti mos prishjen e koalicionit aktual nga Hashim Thaçi për ta emëruar atë si kryeministër, Ramush Haradinaj durojë deri sa të mbahen zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme për të shfrytëzuar mllefin e të gjithë spektrit politik ndaj PDK-së për tu realizuar dëshirën e tij të kamotshme.
Qelësi iu duk se është Isa Mustafa dhe në përgjithësi koalicioni pas zgjedhjeve të 8 qershorit edhe me Nismën për Kosovën dhe Vetëvendosjen.

Kësaj radhe për pesë muaj u duk sikur vërtetë ka mundësi reale t’i realizohet dëshira të bëhet kryeministër pasi ishte i vetmi kandidat për kryeministër i shumicës së deputetëve të parlamentit të Kosovës.

Mirëpo, pas 173 ditësh, Haradinaj sërish përfundon në opozitë duke e përjetuar siç e thonë në AAK-në një tradhti tjetër, kësaj here nga Isa Mustafa. /Indeksonline/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=L5K7CNppygM” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu