PTK’ja urdhërohet që t’ua japë edhe 100 mijë numra Devollëve (Dokument)

0
742

PTK.doc 1.1

Bordi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP), të cilit i ka skaduar mandati, ka vendosur ta shperblej edhe me 100.000 numra operatorin virtual të telefonisë mobile Z Mobile

Vendimi për ndarjen e numrave është marrë qysh vitin e kaluar por kjo është anuluar pas raportimeve në media dhe reagimeve të shumta së po favorizohet kompania e Devollëve duke e dëmtuar rendë operatorin publik VALA.

Portali Infokusi ka siguruar kërkesën e AKREP-it drejtuar PTK-së ku kjo e fundit urdhërohet që t’i leshoj në dispozionin të kompanisë Z Mibile edhe 100.000 numra të tjerë që fillojnë me nr. 0457XXXXX.

Ndryshe, kompania Z Mobile ka në shfrytëzim 200.000 numra qe fillojnë me (5) 0455xxxx dhe (6) 0456xxxxx.

E gjithë infrastruktura e cila shfrytëzohet nga operatori virtual “Z mobile” qe është pronësi e Blerim dhe Shkelqim Devollit është e operatorit “Vala”.

Portali Infokusi se shpejti do të publikojë edhe faktet shtesë për këtë skandal milionësh i cili shkon në dëm të kompanisë publike Vala.

Ky është dokumenti skandaloz i Bordit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP), i cili edhe pse nuk ka mandat tash e disa muaj ka nxjerrë këtë vendim dhe e obligon PTK-në t’ia “falë” edhe 100.000 numra operatorit virtual “Z Mobile”./infokusi/

PTK.doc 1

PTK. doc

PTK.doc 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu