Publikohen emrat e të arrestuarve në Bujanoc

0
1099

(E plotësuar) Në hyrja të Fshatit Tërnoc janë stacionuar më shumë se 10 vetura të xhandarmërisë serbe, pas arrestimit të 8 shqiptareve në Komunën e Bujanocit. Sipas informacioneve nga Bujanoci, nën dyshimet për krime lufte janë arrestuar Elhami Salihu, Mustafë Limani, Sherif Abdyli, Nadir Sefedini dhe Sevdai Emurllahu.

Prokurori i Serbisë, për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se pesë shqiptarët e arrestuar, dyshohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 2001 në Luginën e Preshevës.

Ministri Ivica Daçiq gjatë një konference për shtyp në Vranjë ka paralajmëruar arrestime të reja.

Dy nga tetë personat janë arrestuar se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim armësh, ka thënë ministri serb. Ndërkaq vëllai i Komandant Leshit, Izet Qazimi është sulmuar rëndë fizikisht nga pjesëtarët e xhandarmërisë gjatë arrestimit.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujnaocit, ka deklaruar se kjo është përpjekje për destabilizim te situatës në Bujanoc dhe goditje direket për zgjedhjet e 6 majit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po shqyrtojnë mundësinë për protesta pas këtyre arrestimeve. /Zëri/

***

Serbët arrestojnë vëllanë e Komandant Lleshit

Forca të mëdha të xhandarmërisë serbe sërish në mesditë kanë filluar një aksion bastisjesh dhe arrestimesh në fshatin Tërrnoc të komunës së Bujanocit.

Ky është raundi i dytë i bastisjeve pas atyre të mëngjesit, ku të njëjtat forca me urdhër të Ministrit të Rendit, Iivica Daçiq, bastisen tri lokacione në Bujanoc, Tërrnoc dhe Breznicë si dhe arrestuan tetë persona nën dyshimin për krime lufte.

Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës deklaroi për “Zëri” se në këtë aksion, është arrestuar Izet Qazimit, vëllai i Ridvan Qazimit-Komandat Lleshit, i vrarë nga forcat serbë më 2001, si dhe disa ish-gueril të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Po ashtu raportohet për arrestimin e Sherif Abdylit, përkthyes i OSBE-së që nga paslufta në Luginën e Preshevës si dhe ish komandantit lokal, Elhami Salihut. Ky i fundit, pas konfliktit në Luginën e Preshevës është dënuar me disa vite burgim, të cilat edhe i ka mbajtur në burgjet e Serbisë.

Ndërsa Beqiri nuk ka arritur të konfirmojë për të arrestuar tjerë.

Sipas një njoftimi që ka lëshuar Ministra serbe e Punëve të Brendshme, arrestimet janë bërë nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Ky është grupi i dytë që autoritetet serbe të sigurimit arrestojnë në Luginën e Preshevës nën të njëjtën akuzë. Grupi i parë i përbërë nga dhjetë shqiptarë, është dënuar me më shumë se 100 vjet burgim.

Kjo valë e arrestimeve vjen në kohën kur në Serbi dhe në Luginën e Preshevës ka filluar heshtja parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Lidershipi në Luginë është para dilemave që të bojkotoj apo jo zgjedhjet lokale. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu