Punëtori i Ujësjellësit vjedh 24 mijë euro. Rasti as nuk u lajmërua në Polici dhe “hajni” as nuk u suspendua nga puna!

0
728

uji-ne-pr

Një punëtor i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, ka v mijëra euro të arkëtuara, dhe deri më tani askush nga menaxhmenti nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj tij. Madje, siç ka mësuar Gazeta Blic nga burime brenda kësaj kompanie rasti as nuk është lajmëruar në Polici.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, arkëtari i KUR “Prishtina”, Haki Islami nuk i ka dorëzuar fare në kompani 24 mijë eurot e arkëtuara.

“Arkëtari Haki Islami nuk i ka dorëzuar 24 mijë eurot e arkëtuara. Por, skandali qëndron në atë se si menaxhmenti nuk e ka lajmëruar fare rastin në polici”, ka treguar një burim i Gazetës Blic.

Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku. Ajo ka thënë se menaxhmenti me të marrë vesh këtë rast e ka formuar një komision që do të merret me këtë çështje.

“Menaxhmenti i KUR”Prishtina” sh.a.ka konstatuar se Arkatari z.Haki Islami nuk i ka dorëzuar disa mjete monetare në Banke dhe menjëherë kemi formuar komision profesional i cili është duke e kryer punën e vet. Komisioni është formuar dhe  është duke punuar ne regjistrimin dhe verifikimin e dokumentacionit relevant”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pas përfundimit te raportit te komisionit do te dalim me konstatime dhe vendime përkatëse sipas Ligjeve ne fuqi.

“Ju njoftojmë se deri me tash, nuk ka mase te suspendimit për z.Haki Islami”, tha ajo për Gazetën Blic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu