Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi është përballur me një pyetje të pakëndshme në momentet kur po hynte në objektin e Bashkimit Evropian në Shkup, ku po zhvillohen bisedimet ndërmjet liderëve partiakë dhe diplomatëve evropianë.
“A do të jeni besnik deri në vdekje ndaj Mijallokovit”, ka qenë pyetja në gjuhën maqedone, e drejtpërdrejt nga një gazetar.
Lideri i PDSH-së nuk është përgjigjur dhe ka ecur në drejtim të hyrjes së ndërtesës, raportojnë mediat në Maqedoni.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kJNs6qjoREM” width=”560″ height=”315″]