Qafë-Botë, policia greke “tenton” të ndaloj deputetin e PDIU-së

0
574

Deputeti PDIU-së Dashamir Tahiri është përballur ditën e sotme me një incident në pikën kufitare me Greqinë të Qafë-Botës. Në fillim ai nuk është lejuar të kaloj kufirin grek por pas debatesh të gjata është lejuar të kaloj. Tahiri ishte i shoqëruar me 7 persona të tjerë, ku mes tyre kryetari i komunës Markat dhe një gazetarë. Sipas burimeve thuahet se pala greke është justifikuar duke thënë që persona e tjerë nuk janë lejuar të kalojnë kufirin pasi cilësohen të rezikshëm për rendin public.

 

Pas ndodhjes se këtij incidenti deputeti Tahiri është shprehur për mediat se ndihet shumë i indinjuar dhe se bashkë me çamët në këtë çështje janë përfshirë edhe përfaqësues të lëvizjes “vetëvendosje”.

 

Mijëra persona nga të gjitha trevat shqiptare marrin pjesë në këtë kalvar përkujtimor, ku me flamuj kombëtarë dhe kurora në duar po bëjnë homazhe në varrezat masive që gjenden në Kllogjer dhe pas kësaj do të marshojnë drejt pikës së kalimit kufitar të Qafë-Botës.
Bashkë me gjithë përfaqësuesit e politikës, në kalvarin e civilëve ndodhet dhe djali i Adem Jasharit.

 

Ditën e sotme ne Qafë-Botë po zhvillohet marshimi i Komunitetit Çam, për nderë të viktimave të genocidit grek të ushtruar mbi këtë komunitet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu