Qazim Mat Onuzi, Luftëtari I pare antifashist I Lumës

0
965
Qazim Onuzi
Qazim Onuzi

Qazim  Onuzi  postkomandant ,efektiv i  skuadres  së dytë , të togës së tretë të kompanisë së tretë të xhandarmërisë ,  bashkë me efektivin që komandonte kishte zënë pozicion te Ura e Dajlanit në Durrës ,te “ depo e benzinës”.Ka  200 fishekë ,  hap zjarr me pushkën e tij dhe  merr pjesë  aktive në qëndresën kundër pushtuesve fashistë italianë, që  sulmuan Durrësin atë ditë të  zezë të  7 prillit 1939.

Nga gjylet  e artilerisë së anijeve luftarake, që binin si breshër , plagoset në të dy këmbët dhe në dorën e djathte. Katër plumba i kanë shpuar kapotën dhe një tjetër i ka dëmtuar kasën e pushkës. Dielli ishte mbuluar nga tymi i gjyleve . Tërhiqet i fundit  dhe zënë pozicion te Posta e Dajlanit.As aty nuk qëndrojnë dot,pse posta shkatërrohet nga gjuajtjet e artilerisë italiane.Atëherë zënë ballin e Urës së Dajlanit. Gjashtë predha godasin Urën dhe i shkëpusin asaj një këmbë.Tërhiqen përsëri të ndjekur nga bombardimet e aviacionit dhe plumbat  që i ndjekin ngado.

Vetëm, nën tmerrin e bombardimeve , tërhiqet ngadalë dhe te Posta e Rrashbullit  takon  efektivin . Nje makinë  i transporton  në Shijak, ku furnizohet me bukë dhe municion.

(  i kishin mbetur edhe 36 fishekë)Nga  plagosja vijon te humbasë gjak dhe fillon e ligështohet fizikisht. Në breg të rruges  e gjen të shtrirë  një autoambulancë ushtarake shqiptare dhe në ora 15.00  arrin në   spital,ku qëndron dy javë.

Këto janë disa fakte të nxjerra nga ditari i tij ,të botuar nga publicisti Petrit Palushi vitet e fundit . E c’mund të bënte më shumë një xhandar me skuadrën e tij,armatosur me nga  një pushkë, kundër bombardimit intensiv të artilerisë së flotës luftarake italiane dhe të aviacionit ?! Të mos harrojmë se këta ishin efektiv  xhandarmërie, ruajtës rendi ,dhe jo forca të ushtrisë , të cilat as u dukën në Durrës.

Lumjanët  ditën e 7 prillit zbritën grupe- grupe ne  qytetin e Kukesit , me shpresë të armatoseshin e niseshin ne frontin e luftës ,për të  bërë sic kishin bërë gjithnjë ,brez pas brezi.Por nuk qe e mundur.Gjithcka ishte sabotuar.Pas disa ditësh edhe Kukësi do të pushtohej nga ushtria italiane  dhe Lëvizja e më pas Lufta Nacionalclirimtare do te niste te zhvillohej edhe këtu.

Por me 7 prill 1939, lumjani i parë  që hapi zjarr kundër pushtuesve italiane ishte Qazim Mata ( Onuzi). Ai është edhe i pari që u plagos.Është me meritë luftëtari i parë antifashist i Lumës.Nuk mund ta gjesh emrin e tij në asnjë listë të formacioneve  luftarake që morën pjesë në Luftën Ncl. Ai nuk ishte partizan , sic u quatën më vonë,pjesmarrësit e cetave, batalioneve dhe brigatave, në të cilët nga fshati Nangë  u inkuadruan 28 veta dhe nga Kukësi mbi 1200, që  morën pjesë dhe luftuan trimërisht  për të cliruar Tiranën dhe Shkodrën nga nazifashistët..Po Ai ,Qazim Mata kishte  dhe ka dicka krejt të vecantë, Ai  kishte qenë në fillim fare,aty në Durrës,, përkrah Mujo Ulqinakut  dhe të tjerëve që luftuan e ranë  si burrat atë ditë të fillimit të Luftës NCl të popullit tonë.

Po kush ishte Qazim Mata. I lindur më 1907 në Nangë të Lumës, në një familije me tradita atdhetare të spikatura,ai kish hyre  që më 1925  në Xhandarmërinë shqiptare dhe për 14 vjet kishte shërbyer aty me korrektesinë e ruajtesit të rendit.Kish shërbyer gati në gjithë Shqipërine: nëTropojë, Shkodër,Koplik, Kukës, Dibër, Durrës, Berat, Skrapar, Tepelenë, Korcë, Pogradec dhe Bilisht, prej ku  niset per Durrës pas 2 prillit 1939.Ahmet Onuzi,( nipi i tij) në kujtimet e tij të Luftës, shkruan se  pas Clirimit i kish rënë rasti  të takohej me banorë të  zonave ku kishte shërbyer si xhandar Qazimi,dhe i bëhej qejfi kur dëgjonte vetëm fjalë të mira. “Atdhetari flaktë, rreshteri Qazim Mat Onuzi, shkruan në kujtimet e tij  Harun Lushaj,nga Lapanji i Skraparit  ,gjatë kohës së shërbimit katër vjecar(1932-36) ne Cepan  të Skraparit la gjurmë e kujtime nga më të mirat në banorët e krahinës.E karakterizonte ndërshmëria, burrëria e krenaria e malësorit…ai i respektonte e i donte njerëzit .Kësisoj ai u miqësua shumë me banorët fitoi respekt e simpati në krahinë… krijoi miqësi me shumë  njerëz patriotë ..gjithandej flisnin mirë  për postkomandantin gazmor, te shkathtë e energjik, pa fodullëik e gojëëmbel, që nuk lejonte të privohej e drejta e askujt..”

I mbetur invalid,periudhën e Luftës e të pas Luftës e kaloi sa në shtëpi e sa në spitale për tu kuruar.Po gjithnjë antifashist i vendosur.Ai është përkrah luftës ANCl,si i vëllai, Jemini  dhe të bijte e tyre.Nipi i tij,ishte një nga komunistët dhe partizanët e parë e të njohur të Lumës. Edhe i biri i Qazimit, Abdyli do të bëhej  aktivist i Lëvizjes NCl në komandën e vendit . Shtëpia e tyre në fshatin Nangë  kishte qenë dhe ishte një shtëpi lufte që  ndihmoi me gjithë  mundësitë që pati.

Njeri i kulturuar i kohës së vet, Qazim Mata  kishte sjellë  në shtëpi gramafon,( i vetmi në fshat në vitet 1950) me muzikën e pllakave të të cilit, herë pas here , argëtonte miqtë e bashkëfshatarët e vet. Po ajo që cmohej shumë edhe atëherë, ishte ditari që ai mbante me korrektësi  për kronikën e Fshatit . Që fëmije i vogël unë  e mbaj në kujtesën time figurën  e tij, sjelljen e tij të kujdeshme e buzëgaz .

Ja ,me pak fjalë Qazim Mata,ky ushtarak elegant,ky xhandar shembullor, ky luftëtar trim antifashist, që luftoi e derdhi gjak për Shqipërinë.

Fshati ynë, Nangët, po edhe Luma mbarë, me të drejtë krenohen me të.

 

Nga: Sali Onuzi, Kolonel ®

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu