Qëllohet me miell vetura e Sali Berishës

0
698

Tiranë, 13 shtator – Automjeti i kryeministrit Sali Berisha është goditur sot paradite me qese mielli në hyrje të ambientit të Kuvendit ku po vijon seanca plenare e radhës.

Policia ka shoqëruar 2 persona si autorë të incidentit.

TvNews24 mëson se 2 ish-të përndjekur politikë kanë hedhur qese me miell në drejtim të automjetit të Berishës sapo kanë parë që eskorta e kryeministrit po i afrohej hyrjes së Kuvendit.

Efektivë të policisë të komisariatit numër 1 kanë reaguar menjëherë duke prangosur 2 persona.

Mësohet se një prej të arrestuarve është shtetasi, Skënder Tufa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu